Advertisements

Kryetari Thaçi paralajmëron ardhejn e presidentit francez Macron në Kosovë

Presidenti Thaç këtë e ka njoftuar sepse gjatë vizitës së tij në Francë këtë ia kishte konfirmuar vet Emannuel Macron,i cili kishte thënë se së” shpejti dio ta vizitojë Kosovën”.

Për këtë ai ka shkruar në Facebookun e tij:
-Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.
Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.
E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.
Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: