Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kultura e Vinçës , e Shasit dhe e Komanit

Letër e hapur  atyre që e dinë e nuk e flasin, edhe atyre që e dinë por e shtrembërojnë!

Nga Fahri Xharra


Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujshme dhe kolosale, më
shkoi mendja tek ” Kultura e Vinçës ” ,” Kultura e Komanit” dhe ” Shasi ilir i 365 kishave”.
Unë përvehte i njof shumë mirë  që të tri këto epoka të rëndësishme të historisë sonë të vjedhur
e të  stërvjedhur; por mendova për dashamirët e kombit tonë si ata shqiptarë dhe jo shqiptarë të
cilët nuk kanë qasja në këto epoka titanike të kombit .
Mos me thuani që nuk është specialitet i juaji,  këto që po i përmendi ; se  atëherë ma qoni
mallin e një specialisti të zemrës  i cil kishte me thënë së nuk e njof zorrën qorre. Por jo ,
Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë  mushkëritë apo
zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvehtësuar e të shkruar sipas
nevojave të ardhacakëve që u bënë ” patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike.
Shumë u gëzova që tre shqiptarë e paskan një Institut të Historisë  ,në Zvicër. Eu ju lumt ,thash
me vehte. Nuk është lehtë të mbahet një insitut. Helbete .Por sa do t`ia shofim ”hajrin” ne
shqiptarët kësaj qendreje historike? Sikur të kishim më shumë kësi institutësh,uroj që të behën
edhe më shumë.


Deshtë ashtu këmbas të bisedojmë për Kulturë e Vinçës ,e cila është kultura gati më
mbresëlënëse e historisë sonë. Keni dëgjuar për te? Nëse po ,pse nuk na keni folur kurrë?
Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora?
Nëse nuk keni dëgjuar , ( e  nuk e besoj që jo)  atëherë është turp për një historian që mos dij
asgjë për kulturën  Vinçës. ” Diku nja 45 shekuj pra Krishtit ,thuhet që Vinça dhe kultura e saj
janë shuar dhe pastaj paskan pas ardhur kulturat e neolitit të rinj, që i paskan pas dhënë  emrin
e Vinçës ( burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur  Vinça në gjuhën e të parëve?
Sigurisht që jo. 7 mijë vjetë para Krishtit fillon ”optimumi klimatik” atëherë kur fillojnë shkrirjet e
masave të akullta. Klima behët më e këndshme, më e nxehtë dhe fillon rritja e pyjeve
gjetherënëse .Kurse për ne në Balkan , pra në të gjitha ish tokat tona ,që nga fillimi i neeolitit
dhe deri në epokën e madhe të tij ,Kulturës së Vinçës  e pershkruan një periudhë fiks njëmijë
vjeçare.
Ishim pra ne këtu edhe atë here  por edhe më herët. Të tjerët erdhën pas nesh.,dhe po na e
vjedhin atë margaritar të historisë duke na thënë që për ne fillon historia rreth shek.XV-të . Ju e
dini se kush., nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça ,për herë të pare përmendet me 1893,
kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhjek vëmendjen për
këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para , u vërtetua që aty pra në
Vinçë( afër Beogradit) gjindet një lokalitet parahistorik.

Kultura e Vinçës

E dini ju zotërinj të përmendur më lartë që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga
turku ( 1897 ) dhe vepronte si shtet i pamvarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë
të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona  nga Nishi e këtej , po ata në të njëjtën kohë i kishin
gjeologët ,historianët dhe largëqofshin  të aftë për t Ju tëshkolluarit, të paguarit mirë ,të privilegjuarit pse na e mshefni Vinçën? Keni turp që nuk e keni ditur për te apo që nga një motiv apo tjetër nuk po doni ,apo nuk po guxoni t`a përmendni atë.
O ju që e dini e nuk flisni ,pse nuk flisni për Shasin? Ne këto vendbanime kemi te bëjmë me
nje popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar
historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva. Këto të dhëna
te dorës së parë kundërshtojnë dhe hedhin poshtë hipotezat ”shkencore” dhe antishqiptare te
disa autoreve te huaj borgjez, e sidomos te atyre sllavë, te cilët orvateshin të paraqitnin
popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare
më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftrave austriako -turke
(1683-1690).   Edhe shumica e toponimeve te Anes së Malit janë dëshmi se ato i kanë emërtuar
për herë të parë shqipfolësit, qe i kishte shenuar administrata e kohes, ne frymen e gjuhes
shqipe,

Ishim pra ne këtu edhe atë here  por edhe më herët. Të tjerët erdhën pas nesh.,dhe po na e
vjedhin atë margaritar të historisë duke na thënë që për ne fillon historia rreth shek.XV-të . Ju e
dini se kush., nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça ,për herë të pare përmendet me 1893,
kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhjek vëmendjen për
këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para , u vërtetua që aty pra në
Vinçë( afër Beogradit) gjindet një lokalitet parahistorik.
E dini ju zotërinj të përmendur më lartë që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga
turku dhe vepronte si shtet i pamvarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë
të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona  nga Nishi e këtej , po ata në të njejtën kohë i kishin
gjeologët ,historianët dhe largëqofshin  të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po
ne? “Luftonim “ për mbi jetesë ,të shpëtojmë shpirtin e gjallë . Sidoqoftë ,ishte kohë e vështirë.
S`ishte fryma në anën tonë. Kush kishte  kohë nga  ne ,të interesohej për Vinçën? Por sot, Ju të
shkolluarit, të paguarit mirë ,të privilegjuarit pse na e mshefni Vinçën? Keni turp që nuk e keni
dijtur për te apo që nga një motiv apo tjetër nuk po doni ,apo nuk po guxoni t`a përmendni atë.
O ju që e dini e nuk flisni ,pse nuk flisni për Shasin? . Ne këto vendbanime kemi te bëjmë me
një popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar
historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva. Këto të dhëna
te dorës së parë kundershtojne dhe hedhin poshtë hipotezat ”shkencore” dhe antishqiptare te
disa autoreve te huaj borgjez, e sidomos te atyre sllavë, te cilët orvateshin të paraqitnin
popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare
më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftrave austriako -turke
(1683-1690).   Edhe shumica e toponimeve te Anes së Malit janë dëshmi se ato i kanë emërtuar
për herë të parë shqipfolësit, qe i kishte shënuar administrata e kohës, ne frymën e gjuhës
shqipe,
Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë
e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga
njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të
Komanit Në kalanë e Delmaces gjenden toponimet e katër kishave si ajo e Shën Kollit, Shën
Gjergjit, Sën Mëhillit si dhe Kisha e Zonjës së Mirë. E gjithë kjo tregon se sa e madhe ishte
shtrirja e këtij qytetërimi të hershëm por edhe më rëndësi kishtare e kulturore të Krahinës së
Pultit të Sipërm. Zona e epërme e Pultit së bashku me kalanë e Delmacës në bazë të
shënimeve dhe fakteve, toponimeve të mbledhura kanë qenë qendrat më të mëdha të
krishterimit në këtë rajon.
Pse heshtim , kur kemi me çka të krenohemi. Pse nuk ia bëjmë botës të ditur atë që ne e dime;
atë që ka kaluar mbi ne dhe atë që ka mbetur pas të parëve tanë:
Delmace, duke qenë një vend malor, kur rrethanat ishin të favorshme historike të shek. VI-VIII u
bë një qendër me përmasat e një “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971)
Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kërkimet shkencore për jetën e Mesjetës së hershme në
Kalanë e Delmaces shtrihen në një sipërfaqe prej 2 500 metrash katrorë. Aty janë të vendosura
në forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime të rëndësishme e me vlerë janë edhe ato
të 300 varreve e që japin shenja edhe për njëmijë varre tjera të pa hapura në atë lartësi
mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnë Komanin edhe si qendër të   referencës së mësimit në
të gjithë Ballkanin. Komani si i tillë i banuar nga popullata ilire ka qenë një nga metropolet e
Ballkanit Perëndimor.

Nuk  e kemi ditur se na është mëshefur; Isaiah Bowmani, gjeografi i Woodrow Wilsonit: ”Kufijtë
e Shqipërisë të bashkojnë gjithë shqiptarët me trungun kryesor!. Ai e këshillonte administratën e
Rosveltit, dhe e ndihmoi që të skicoheshin shumë aspekte të politikës së Jashtme amerikane të
pasluftës dhe të formulohej rindërtimi evropian territorial i pasluftës.(Pajtim Ribaj, Albert
Hitoaliaj).
”Nga të gjithë elementët e padisiplinuar në Perandorinë Turke, pak mund të ketë pasur, që të
mund të sillnin aq shumë trazira sa shqiptarët. Për të dënuar grupet e pabindura duhet të
dërgoheshin ekspedita ushtarake njëra pas tjetrës. Edhe pse Shqipëria është veçse pak më e
madhe se sa Vermonti dhe me zor sa i bën një milionë banorë, ajo është një qendër cikloni e
Ballkanit, nga e cila mund të lindin probleme të rënda. Rajoni i liqenit të Shkodrës në kufirin
verior është një zonë problematike ku interesa konfliktuale nuk mund të ndahen paq, përveçse
nga ndonjë proces i gjatë negociatash dhe rregullimi “Bota e re, problemet e gjeografisë
politike” – libër i pabotuar ndonjëherë në shqip (Bowman, Isaiah, The new world; problems in
political geography (1921), Yonkers-on-Hudson World Book Co, 1921, Chapter Seventeen; The
Albanian Mountaineers, f. 306-312). Këto mendime, parë rëndësinë e individit në fjalë dhe
pozicionin e tij si kryekëshilltari për çështjet territoriale pranë presidentit Woodrow Wilson në
Konferencën e Versajës, mund të konsiderohen si mendimi zyrtar apo si këndvështrimi origjinal
amerikan për Shqipërinë e kohës. Shumë nga këto zhvillime ballkanike, ashtu si dhe zhvillimet
historike shekullore evropiane, ndikuan në krijimin e teorive të mëdha gjeopolitike klasike.
Bowmani, konsiderohet pjesë e mendimit të zanafillës gjeopolitike.
Po neve që e dimë e nuk flasim si edhe atyre që e dinë por e shtrembërojnë , ku na kishte
gjetur vendi Dante Aligieri ?

Shkruar për here të parë  02 tetor 2012

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close