Advertisements

Kur 8 Marsi festohet,e ndoshta s’dihet pse!!

Shkroi :Xhelil Arifi


Dita Ndërkombëtare e Gruas (DNG) festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.

Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

…Tha Wikipedia.

Por si e festojnë gratë tona këtë festë ,e cila do të mund të mos egzistonte fare në shekullin e 21-të si etillë ,sepse s’do të duhej të kishte një arsye të tillë e cila do ti veçonte femërat/gratë si një qenie e tillë në mesin e të tjerëve se kjo vetvetiu paragjykon ato si diçka jashtë series njerëzore ta të cilave hajt po ua lëmë një ditë të tyren ta festojnë sa për të thënë se të tjerat janë tonat.

Ato të shkretat,(Mos të hidhrohen se po i quaj ashtu sepse është në kontekstin e asaj që shkruan ma tutje) kishin dalë sot në Gjilan me shumicë sa si nuk i kam parë ditëve të tjera dhe kishin mbushur restorantet/kafiteritë,marketet dhe po mundoheshin ,thjesht të shfaqin praninë e tyre në ditën e “tyre”,dhe po ia festonin dhe uronin njëra tjetres këtë ditë që shumica nga to as e dinë se pse e festojnë,sepse burrat nuk kishin të bënin me këtë pos në raste të veçanta.

Po ,ishin grumbulluar moshat,të reja,plaka ,halla,bija,nuse,vjehrra,nëna,teze,etj…dhe ishin futur në restoranin që po i ftonte me një urime 8 Marsi shkruar në tabelën ku zakonisht shkruhej mënyja ditore.Disa nga to zunë vend,të tjerat jo se nuk i zinte.Filloi improvizimi alla-shqiptarçe!Njëra nga to si ma e zonja filloi ti mblidhte karrikat përrreth një nga një pa pyet njeri dhe ua “qethi”,bukvalisht tavolinat të tjerëve përreth.Dy të tjera u takuan me njëra tjetren aty mu pranë sikur nuk ishin parë moti dhe filluan atë ,”qysh je moj..”të pafund ,sa njëra nga ngazëllimi sa nuk u ul në ulëset e tavolinës sonë.Një tjeter kishte marrë fminë e vogël me karrocë brenda dhe mundohej ti gjejë vend edhe karroces,dhe herë pas here ia fuste tavolinës ku ishim ne me të,derisa ia gjeti vendin nxori fëminë ia la dikujt në dorë dhe filloi “torturimi”i organeve të fëmisë në tymin e cigareve të cilat u ndezën njëra pas tjetres sapo u akomooduan.
Ndeja vazhdoi ne ikëm,burrat nën hije rrinin në anën tjetër të qendres tregtare në restorantin përballë dhe sikur ishte ba ndarja me qëllim,dhe lanë gratë në anën tjeter në restoraninpërballë ku ishin me shumicë t’ia uronin dhe festonin njera tjetres festen.Urime !/Proinformacion.com

 

 

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: