Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ky është versioni final i këngës “Mall”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

ATSH/ Është publikuar versioni final i këngës “Mall”, nga Eugent Bushpepa, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kënga, është tërësisht në gjuhën shqipe.

Ndryshimi i vetëm i saj është heqja e disa pjesëve, pasi kënga në Eurovizion nuk lejohet të jetë më e gjatë se tre minuta.

Data 8 maj do të jetë dita kur Eugent Bushpepa, nën flamurin kuq e zi, do të performojë në natën e parë të Festivalit.

Versioni i ri i këngës Mall.

Një pritje e gjatë
E ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjaten përpijnë ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi
Si me magji hëna shikimet përpin
Me sjell vegimin tënd.
Refreni
Lot i patharë ndriçoje këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë
Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
Të shoh portretin e saj
Momentet kalojnë
Sekondat nuk falin
Orët pasojnë por ndjenjën s’e ndalin, jo
Si me magji hëna shikimet përpin
Sytë tanë puqen sërish edhe pse është fantazi
Jetën do ta fal ty!
Refreni
Lot i patharë ndriçojë ketë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close