Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ky është Wess Mitchell,një përkrahës i qëndrimit të ashpër ndaj Rusisë

Mitchell kishte shkruar :”Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Perëndimi shpresonte që Rusia të bëhej një version i madh i Polonisë me institucione liberale dhe me politikën e jashtme të demilitarizuar, por në vend të kësaj kemi një version modern të Kartagjenës – një forcë e nxehur që synon të udhëheqë një politikë të jashtme hakmarrëse qëllimi i së cilës është përmbysja të cilin e fajëson për humbjen e fuqisë së mëparshme.”

Mitchell zëvendëson Victoria Nuland në atë pozitë në shtator të vitit të kaluar dhe dhe sot po qëndron në Kosovë ku po takohet me krerët ma të lartë të institucioneve ,i cili po ashtu mërkurën në Beograd do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Sipas Departamentit të Shtetit, Mitchell do të vizitojë Beogradin, Shkupin, Athinën dhe Nikozinë nga data 12 deri më 17 mars .
Mitchell u zgjodh në atë post në shtator nën një procedurë të thjeshtuar, siç shkruan mediat në atë kohë. Ai nuk kishte ndonjë përvojë në punë në administratën shtetërore, dhe ai është i mirënjohur për qëndrimin e tij të fortë ndaj Rusisë.

Gjatë fushatës presidenciale në vitin 2012, ai ishte në ekipin e sigurisë kombëtare të kandidatit republikan Mita Romney.
Ai ka qenë një ekspert i NATO-s dhe për marrëdhënie transatlantike për 12 vjet në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane, bashkë-themelues i së së cilës ishte. Ai ka qenë gjithashtu në komitetet e disa instituteve amerikane dhe evropiane, si Instituti për Gjeostrategjinë “Zbigniew Brzezinski”, Komisioni Atlantik Sllovak, Qendra e Pragës për Marrëdhëniet Transatlantike …

Është Bashkë-autor i dy librave mbi gjeopolitikën, më e njohura nga to është “Kufiri i paqëndrueshëm: aleatët e rrezikuar, Ngritja e rivalit dhe kriza e fuqisë amerikane”. Libri i tij i tretë do të botohet këtë vit./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close