Advertisements

LDK: Nuk lejojmë që Lista Serbe të jetë përcaktuese e fatit politik të Kosovës.Çfarë është kjo,paralajmrim për përkrahje koalicionit ?

ATSH/.- Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar pas lajmit se Lista Serbe ka dalë nga koalicioni qeverisës, duke theksuar se LDK-ja, në asnjë rast, nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe të përcaktojnë fatin politik të Kosovës.

“Dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës konfirmon vërejtjet që kemi bërë me rastin e themelimit të Qeverisë, kur votimi i saj u vonua deri sa nuk mbërritën nga Beogradi deputetët e Listës Serbe. Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë e qëndrueshme, kur shumica e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët fatkeqësisht janë bërë një instrument i Beogradit dhe nuk sillen si përfaqësues të interesave të qytetarëve të Kosovës, nga të cilët janë votuar”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe si gjithmonë në përputhje me interesin kombëtar të Kosovës.

“Qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës”, thuhet në deklaratën e LDK-së./

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: