Advertisements

Lionel Messi:Stili im i lojes ka ndrruar në vite,nuk jam vetijak siç isha më parë

Lionel Messi futbollisti argjentinas i cili luan për Barcelonën e madhe,është lojtari ma i mirë i ditëve tona dhe adhurohet si yll i vërtetë nga miliona futbolldashës.


Ai për TV argjentinase ka pranuar se në fazë ma të hershme të karrierës së tij ka qenë shumë vetijak se që është tani.
Mesi këtë sezonë po luan ,ndoshta formën ma të mirë ndonjëhere.Ai ka pranuar se stili i tij ka ndrruar në vite.

“Më herët kam fituar topin dhe luaja lojën time, tani po përpiqem të luaj më shumë për ekipin, unë dëshiroj që topi të kalojë më shumë nëpërmjet meje dhe nuk përpiqem të përfundoj vet aksionet aq shumë .Praktikisht, unë nuk jam aq vetijak sa isha më parë .Përpiqem të ndërtoj lojën nga pozicione të ndryshme” , ka thënë  Messi.
Argjentinasi ka shtuar se i pëlqen më shumë roli innjë prijësi.
“Vazhdoj të vtapoj si më parë, vetëm ndryshe”./Pi

Advertisements
%d bloggers like this: