Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

“LIsta serbe”,paralajmëron për neser inicimin e formimit të “Zajednicës”krye më vete..Tash e tutje asgjë nuk do të jetë siç ishte……

Pra “Srpska lista”,do të dalë nga qeveria e Kosovës.Tani do të fillojnë të dalin të tjera qeshtje në dritë të ditës,dhe shkojmë tutje….
Nuk është se do përmbyset bota pse këta e kanë lëshuar qeverinë,por kjo ka implikime politike në qeverinë e Kosovës dhe politikën në përgjithësi mu për shkakun se asaj liste i janë dhënë atribute të cilat nuk do të ishte dashur ti ipen si dhe ,kanë dhënë numërin që nevojitet për të bërë qeverinë!

Çka tani?Do të mbahen zgjedhje të reja,apo lista edhe ma tutje do ,mbështesë qeverinë por pa pjesmarrje në të.Se për që ka një unitet të faktorit politik shqiptar në sensin politik të marrjes së vendimeve politike në Kuvendin e Kosovës ,nuk ka.Kur dihet se ka një pjesë të subjekteve politike të cilat as nuk dojnë tÇia dinë për ligjet që propozon koalicioni!


Por çka në të vërtetë paraqet rrezik është paralajmërimi i listës se ajo do të dalë nga qweveria dhe do të fillojë ta formojë “Zajednicën” serbe krye më vete,kështu të pakten ka thënë kreu i listës Goran Rakiq.Për këtë ai ka thënë se është informuar edhe presidenti serb Vuçiq.
“Nesër në Kosovska Mitrovica, do të mbajmë një sesion të kuvendeve të komunave me popullatën shumicë serbe dhe do të paraqesim një propozim për të formuar ZSO deri më 20 prill. Ne e kemi njoftuar Presidentin Vuçiç dhe ai tha se ai do të mbështesë çdo vendim që do të bëjmë ne”, tha Rakiq.

Tani e tutje shtrohet pyetja,a do të ballafaqohet Kosova me sindromin e Bosnies?Kush e mbanë mend edhe atje ishin formuar zajednica të tilla për tu shndrruar në “Republika srbska”!Ose kah do të shpiej një ide për të formuar zajednica të pavaruara në Kosovë.
Edhe një konflikt të hapur?Gjithësesi pakica serbe në përkrahje të shtetit serb dhe palëve pansllave në Moskë do të mundohet dhe të tentojë që pjesë të Kosovës të cilat ata i konsiderojnë të tyret ti destabilizoje dhe ti organizoje jasht sistemit të Kosovës në mënyrë autonome nën mbulesen e marrveshjeve në Bruksel se kinse ato kanë legjitimitet edhe ndërkombëtar!Dhe derisa ata kanë nevojë Bashkimin Europian,do ta mbajnë këtë status quo,deri në një “ditë ma të mirë”,për ta.

Ka mundësi të parandalohet kjo,nëse pala amerikane angazhohet deri në fund dhe punon që të realizohet idea e Kosovës së paprekshme dhe të pandashme me masa ushtarake ,mu sikur që dha “urdhërin” për t’ia kthyer dje dinjitetin Kosovsës.Thotë populli “Me ba është lehtë,por me majtë është ma vështirë”.Të shohim se çfare do të pjellë koha e ditëve të ardhëshme,por asgjë nuk do të jet siç ka qenë deri më tani.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close