Advertisements

Lufta tregtare SHBA-Kinë frikëson investitorët,bien aksionet

Masat më të reja tregtare të cilat i ka marrë SHBA si dhe konflikti tregtar në relacionin Kinë -SHBA,ka frikësuar investuesit dhe ka shkaktuar rënie të akcioneve në berzat botërore.
Indexi tregtar Gjerman DAX 30 pasdite ra për 1,4 përqind poena, KAK 40 për 1,3 për qind, FTSE britanik 100 për 0,3 për qind, transmeton agjencia AP.
Në SHBA, shifra e indeksit S & P 500 u rrit për 0,6 për 2.627 pikë, Dow jones për 0,2 për 23.901 pikë, NASDAQ teknologjik për 0,9 për qind në 7.104 pikë.

Qeveria e Kinës njoftoi mundësinë e futjes së doganës për një listë të produkteve amerikane, me vlerë prej 3.0 miliardë dollarësh, në shenjë të pezullimit të taksave për çelik dhe alumin, të cilën e bëri presidenti amerikan Donald Tramp.
Çmimet e arit dhe argjendit sot janë rritur, gjë që është edhe një tregues i shqetësimeve të investitorëve. Ari është shtrenjtuar prej 1.6 për qind në 1.349,10 dollarë për unci, ndersa argjendi prej 1.1 për qind në 16,56 dollarë për unci.
Dollari ka rënë në 104,90 jena nga 105,61 jena, ndërsa euro u ngjit në 1,2356 dollarë me 1,2307 dollarë./Pi

Advertisements
%d bloggers like this: