Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Mediat serbe:Në javët në vijim Uashingtoni do të vijë në Beograd me “paketë të re” për Kosovësn!

Siç shkruajnë mediat nga Beogradi Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një paketë të posaçme “katër pikëshe” për Kosovën që do t’i paraqitet s’pari presidentit serb Aleksandar Vuçiç gjatë javëve të ardhshme.
Sipas këtyre mediave ,e sipas tyre janë duke iu referuar burimeve të mirë-informuara, ky dokument i Uashingtonit me një shënim të shënuar gjeopolitik i referohet drejtpërdrejtë statusit të Kosovës dhe mund të përcaktojë në masë të madhe drejtimin e mëtejshëm strategjik të Sebisë.

Ky dokument mund të shpaloset që në javen e ardhshme nga Wes Mitchel, Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit në Zyrën për Cështje Europiane dhe të Euroazisë,i cili do qendrojë në Beograd por edhe në Prishtinë.
Dhe gjithnjë sipas këtyre mediave dokumenti përcakton se “Zajednica” Bashkësia e Komunave Serbe do të marrë kompetenca më të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës.

Siç shkruan “Novosti”, Komuniteti do të ishte i lidhur ngushtë me nënkryetarin e qeverisë së Kosovës, i cili do të vinte nga radhët e komuniutetit serb dhe i cili praktikisht do të ishte kontrollues i punës së saj dhe ushtrimit të autoritetit.
Beogradi pritet t’ia mundësojë Prishtinës të bashkohet me organizatat ndërkombëtare.
Nëse pala serbe bie dakord me këtë paketë, vendi ynë do të lejohet të bashkohet me BE dhe Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatike në arenën politike ndërkombëtare, shkruan gazeta.

E kjo sipas këtyre mediave do të ishte “oferta” e fundit ,pas së cilës nëse nuk pranohet do pësonin me mospranim të Serbisë n ë EU si dhe humbje të investimeve direkte nga vendet e BE-së.Se a do të jetë kjo një paketë e re dhe një kompromis i ri i shqiptarëve mbetet të shihet  porse një gjë është paralajmëruar se kjo gjendje nuk do të tolerohet më n ga administrata e Trumpit ,pasiqë diplomacia e Bashkimit Europian po stagnon dhe nuk është e aftë ti zgjidhë problemet politike pa ndihmen e Washingtonit,dhe tërë këtë kohë ka bërë tolerime në dëm të shqiptarëve dhe ka trasuar udhë që qojnë në ndarje faktike të Kosovës me projekte siç është “Zajednica”!!/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close