Advertisements

Miku ynë Woodrow Wilson,dhe farsa serbe e Ivica Daçiqit

Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i shqiptaro-amerikanëve dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që do të rikonfirmonte pavarësinë e Shqipërisë,shkruan në Voice of America.

Këtë e dimë ne nga historia dhe i jemi mirënjohës deri në pakufi për rolin e këtij burrështeti në bërjen e Shqipërisë.Por Daçiqi ç’pati me këtë njeri të madh.Pse ministri i punëve të jashtme i Serbisë do të inicoj ngritjen e një monumenti në Beograd ish presidentit amerikan?

Ai për mediat serbe ka spjeguar se si ka ardhur deri te kjo ide.
“Si një mik i vërtetë i Serbisë dhe popullit serb, Wilson meritonte një shenjë dhe ky monument do të shërbejë si kujtesë për brezat e rinj dhe të ardhshëm që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në të njëjtën anë gjatë historisë”!!
Këtë e ka thënë Daçiqi dhe na ka bërë neve ” të dyshojmë”,a ishte ky Wilsoni ,emërin e të cilin e bartin fëmijët tanë me krenari i cili mbrojti Shqipërinë nga coptimi mu nga këta fqinjët të cilët kishin zaptuar toka shqiptare dhe sot si për hipokrizi dëshirojnë përmendore për të!?

Ai flet e dhe budallaliqe të tjera të tipit si “shqiptarët i ngritën Clintonit përmendore në Prishtinë e do i ngrisim Wilsonit në Beograd…”,Këtë e arsyeton ai me 100 milion dollarët të cilët ia paska dërguar administrata e Wilsonit Serbisë si ndihmë si dhe me ngritjen e flamurit të Serbisë në Shtëpinë e bardhë në ato kohë (1918) si mirënjohje siç thotë Daçiq për aleancën dhe luften e madhe të fituar!

Një mik i madh i shqiptarëve të jet edhe mik i serbëve.Apo ka një dhelpëri serbçe në këtë farsë.Me siguri.Është ajo dhelpëria e politikës së kamuflimit nën lëkuren e rreme të miqësisë dhe një tentim shpëtimi i një të frustruari i cili tenton të prodhoje miqësinë e paqenë.
Vetëm për të tentuar të krijojë një balancë në mes të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe asaj që në fakt s’ka egzistuar si e tillë sepse ne i dimë dhe i njohim sjelljet e Serbisë në të kaluaren dhe deklaratat e vet Daçiqit kundrejt politikës amerikane.
Për serbet ka vetëm një mik e vëlla,Rusinë.Rusia është armiku ma i madh i Shqiptarëve dhe amerikanëve.Amerikanët janë miku historik i Shqiptarëve.

/Xhelil Arifi – Gjilan

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: