Advertisements

Mitchell në Kosovë

ATSH/.- Ndihmës sekretari i shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Wess Mitchell tha sot se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm.

Mitchell në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” tha se me presidentin kanë biseduar për çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje. Sipas tij, vetëm Kosova mund të zgjedh të ardhmen e saj.

Mitchell tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë duke punuar krah për krah me Kosovën.

Zyrtari amerikan ka mohuar të ketë ndonjë plan për Kosovën që do ia dorëzojë Serbisë, duke i quajtur raportimet për këtë çështje si spekulim.

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se askush nuk ka arsye që ta vonojë çështjen e demarkacionit.

Presidenti shpreson që partnerët e koalicionit qeveritar janë duke biseduar me Listën Serbe që kjo çështje të përmbyllet ditët e ardhshme.

Sipas Thaçit, askush s’ka arsye që ta vonojë demarkacionin dhe kjo është interes strategjik dhe shtetëror.

Me zyrtarin e SHBA-ve, presidenti tha se kanë biseduar edhe për transformimin e FSK-së dhe mundësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Thaçi tha se Kosova nuk do të lejojë asnjë formë të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve.

Mitchell do të ketë një takim edhe me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close