Advertisements

Moldavia kërkon bashkimin me Rumaninë

Moldavia,ish-Besarabia është një territor i banuar me popullatë kryesisht rumuno folëse,dhe në një kohë ka qenë pjesë e Rumanisë,prandaj edhe pretendimet për bashkim të këtyre dy shteteve.
Më shumë se dhjetë mijë njerëz dje ishin mbledhur në kryeqytetin Moldovan në Kisiniev ,në një miting të organiuzuar si shenjë përkrahje bashkimit të këtij vendi me Rumaninë,ku prezent ishte edhe ish-presidenti i Rumanisë Trajan Basesku.

“Ne u bëjmë thirrje deputetëve të parlamenteve moldavë dhe rumunë të votojnë në të ardhmen e afërt për bashkim,” tha Bashesku në një tubim, mbajtur në një kohë kur ajo shënon 100 vjet që kur Moldavia u bë pjesë e Rumanisë së Madhe.
Nuk kishte reagime zyrtare nga pala rumune, tha Reuters.
Unifikimi i Rumanisë dhe fqinjëve të saj verilindorë nuk ka gjasa, por çështja tregon për ekzistencën e një ndarjeje në Moldavi midis fraksioneve politike pro-perëndimore dhe pro-ruse, përpara zgjedhjeve parlamentare në nëntor, tha agjensia britanike.

Moldavia e tanishme ishte pjesë e Rusisë cariste gjatë shekullit të 19-të, kur ajo njihej si Besarabia.
Pas Luftës së Parë Botërore, ajo u bë pjesë e Rumanisë së Madhe, por u aneksua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, ajo shpalli pavarësinë nën emrin e Moldavisë.

Advertisements
%d bloggers like this: