Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

MUSKUJT E RAMUSHIT NË SHËRBIM TË DINAKËRISË SË THAÇIT

Shkroi: Lirim GASHI


Me dhunën në Kuvend nuk jam pajtuar kurrë, pamvarsisht se dje nga mllefi dhe pikëllimi për faktin se po e humbnim pa kthim një pjesë të paparë të territorit, jo vetëm për nga bukuritë natyrore, por edhe për nga rëndësia strategjike iu gëzova nga thellësia e zemrës bombave lotësjellëse.

Këtë torturë të shëmtuar shpirtërore, nga ky teatër maratonik politik me pasoja reale, ndoshta edhe do ta kisha gëlltitur disi, sikur Ramushi të ishte i sinqertë dhe të tregonte haptas që USA kanë vendosur kështu dhe ne nuk kemi llogari të konfrontohemi me superfuqinë botërore që e mundësoi krijimin dhe ekzistencën e shtetit tonë.

Problemi i demarkacionit lindi nga dilentantizmi i Thaçit i cili e pranoi këtë marrëveshje si zakonisht pa u konsultuar fare me Kuvendin dhe u vulos nga Isa Mustafa i cili e nënshkroi verbërisht, pa ia dërguar ekspertëve dhe institucioneve përkatëse për ta verifikuar saktësinë e saj.

Mungesa e transparencës, përgjegjësisë, llogaridhënies dhe mospërfillja e Kuvendit, jo vetëm në negociata me fqinjët, por edhe në vendimmarrje, jo vetëm që është burimi i të gjitha problemeve, por edhe po i kushton shumë Kosovës politikisht, ekonomikisht, në aspektin social, moral, arsimor, shëndetësor, edukativ, të sigurisë dhe atë juridik.

Ramushi e shfrytëzoi këtë mënyrë diletante të politikëbëries dhe vendimmarrjes për ta shndërruar në kauzë të rrejshme që do t’ia mundësonte atij ardhjen në pushtet, ndërsa Hashimi dhe Kadriu e shfrytëzuan afshin e Ramushit për pushtet, për t’ia lënë atij në dorë pataten e nxehtë.

Sikur Ramushi të kishte dalur para mediave si një burrë i vërtetë dhe ta kishte kërkuar haptazi dhe sinqerisht mbështetjen e popullit duke ia bërë atij të qartë se vendimi PRO s’ka alternativë dhe sikur ta kishte pranuar që në fakt Kosova po humb territor, por pozita e saj negociuese është aq e dobët sa që nuk premton korrigjim, unë i pari do ta kisha pranuar këtë të vërtetë të hidhur edhe pse me pikëllim në zemër.

Por çka bëri Ramushi ?

I joshur nga “ideja gjeniale” e Fatmir Limajt për t’ia përgatitur popullit të uritur për udhëtim pa viza karrotën e radhës, Ramushi e dërgoi atë në Podgoricë për ta teleisur karroten me melmesat malazeze, sipas motos kur këta e teleisin i duket popullit e bardhë e kur ne e teleisim i duket e zezë.

Ata ,,ekspertë” që ia hedhin 80% të fajit Vetvendosjes vetëm pse po e kundërshton parimisht në kontinuitet dhe me të njëjtat metoda diskutabile mënyrën fatale të politikëbëries dhe vendimmarrjes, duhet ta kenë të qartë se ta fajësosh Vetëvendosjen për epilogun e demarkacionit është njësoj sikur ti fajësosh mjekët për ekzistimin e kancerit, sepse po i luftojkan metastazat e tij me metoda drastike.

Diçka nuk po përputhet këtu esencialisht në mes qëndrimit parimor të Vetëvendosjes dhe sasisë së kritikes që ia bëjnë ,,ekspertët” në fjalë asaj.

Po e zëmë që Vetëvendosje s’po ekzistojka fare, ngaqë edhe ashtu vetëm po zhurmojka, por asnjë të keqe s’po e ndalojka deri në fund, në një shoqëri të kapluar nga rrënimi moral dhe papjekuria politike.

Atëherë shtrohet pyetja, kënd do ta shpallnin këta ,,ekspertë të rangut botëror” fajtor kujdestar për situatën e krijuar pas dy dekadash liri në Kosovën tonë të dashur?

Ta drejtosh gishtin në drejtim të Vetëvendosjes është njësoj sikur ta drejtosh të njëjtin në drejtim të pasojave pa e analizuar burimin e problemeve dhe për hesapin tim një analizë e tillë është në përpjestim të drejtë ,,me nivelin e jashtëzakonshëm intelektual” të ,,ekspertëve” në fjalë.

Aleksander Vuqiq është turpi i atyre serbëve që e zgjodhen në krye të shtetit me votat e tyre dhe aspak nuk dallon prej Millosheviqit dhe Sheshelit, ndërsa prej Hashim Thaçit vetëm për nga përgatitja profesionale dhe kuoficienti i intelegjencës, apo IQ.

Përderisa Aleksandër Vuçiq karrierën e tij politike e ndërtoi në shërbim të fashizmit, kanibalizmit dhe vampirizmit serbo madh, ndërsa karrikën e pushtetit e siguroi përmes gënjeshtres që i’a bëri barinjve ndërkombëtar se kinse brenda natës u shndërrua prej fashistit të yrryer serbo madh në një demokrat të rryer evropian apo kozmopolit, Hashim Thaçi karrierën e tij politike e ndërtoi si agjent i “shërbimit inteligjent franqez”, me ndihmën e të cilit u katapultua brenda natës në krye të sektorit politik të rezistencës guerile shqiptare me qëllim të dobësimit dhe shthurjes së saj e jo të forcimit dhe konsolidimit.

Në ndërkohë kur e kuptoi se pas presionit të madh nga USA, Mbretëria Bashkuar Britanike dhe deri dikund edhe Gjetmania, politika zyrtare franqeze u detyrua që të heqë dorë nga përkrahja konspirative e synimeve fashiste serbe dhe të rreshtohet edhe zyrtarisht në anën e USA dhe Mbretërisë së Bashkuar Britanike, Hashim Thaçi ndërroi qëndrim dhe u transformua në një atdhetar të rrejshëm.

Megjithatë edhe pse politika zyrtare franqeze e ndryshoi qëndrimin e saj karshi Kosovës, “shërbimi intelegjent franqez” në bashkpunim me shërbimet simotra nga Serbia dhe Rusia e vazhdoi avazin e vietër duke thurur plane për shkëputjen e Veriut të Kosovës nga Kosova dhe në momentin e parë të përshtatshëm e realizoi përmes ndarjes së Mitrovicës.

Në këtë ndarje Hashim Thaçi e luajti jo rastësisht rolin kyç, ngaqë përveç që ishte personi më i përshtatshëm për shantazhim, ishte edhe personi me ndikimin më madh në politikën zyrtare të Kosovës.

Demarkacioni me Malin e Zi jo vetëm që nuk do të korrigjohet, por do të na duket si piknik në Disneyland në krahasim me sfidat dhe kushtëzimet që na presin në të ardhmen.
Asociacioni i komunave serbe, demarkacioni me Serbinë, Gjykata Speciale, luftimi i korrupsionit si dhe çkapja e shtetit dhe jurisprudencës nuk mund të sfidohen nga njerëzit që i prodhuan e që janë kaq shumë vite pjesë e pushtetit.
Ramushi i cili u bë me ndihmën e tyre Kryeministër nuk është që s’ka energji, vullnet dhe synime të mira, por është lidhur me djajtë të cilët po i keqpërdorin muskujt e tij, energjinë, guximin dhe dashurinë e zjarrtë ndaj posteve kyçe në hierarkinë shtetërore për ta bërë hisedar në të gjitha dështimet e tyre dhe për ta pastruar vetveten nga një pjesë e madhe e përgjegjësisë.

Në terminologjinë politike gjermane taktika që përdoret për ta zgjedhur katundarin më të përshtatshëm dhe autentik për t’ia lënë pataten e nxehtë në dorë quhet ” Baueropfer Taktik” që në gjuhën shqipe i bie “taktika e viktimizimit të katundarit”.

Hashimi dhe Kadriu e shfrytëzuan kthimin triumfal të Ramushit nga Odisea franqeze dhe rritjen razante të popullaritetit të tij në Kosovë për ta bërë Kryeministër dhe hisedar të të gjitha dështimeve që lidhen me disfatën e tyre në zgjedhjet qendrore që me ndihmën tij e shndërruan në fitore të tyre dhe humbje të Kosovës edhe për katër vite.
Gjashtë muajshin e parë të qeverisjes së tyre mafioze e shfrytëzuan për ta përçarë Vetëvendosjen pikërisht kur ishte në zenitin e saj politik dhe kur e kuptuan se djalli e mori shakanë.
Jo rastësisht Vetëvendosa u përça pas fitoreve të mëdha në zgjedhjet qendrore dhe lokale dhe për të qenë absurdi më i madh ende pa qeverisur me Kosovën, kështu që nuk duhet me qenë njeriu profet për ta kuptuar se në prapaskenën e kësaj përçarjeje qëndrojnë pikërisht të njëjtit njerëz që i shkaktuan Kosovës debakël në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close