Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Në Zürich është mbajtur manifestim për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut

Nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare në Cyrih kanë organizuar një manifestim për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, 7 e 8 marsit si dhe 11 marsit – Pranverës së 81-shit,transmeton RTK Live.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë zëvendësministri Hoti dhe historiani Frashër Demaj, arsimtarë që janë të angazhuar në arsimimin shqip të gjeneratave të reja në Zvicër.

Të pranishëm ishin edhe  përfaqësuesit e kantoneve të Zvicrës, ku nxënësit e shkollave shqipe mbajtën edhe një program me pika të ndryshme artistike dhe u shpërndanë mirënjohje për mësuesit e pensionuar të cilët kanë dhënë kontribut për gjuhën e kulturën shqipe në hapësirën helvetike.

Duke folur në manifestim ,përveç tjerash Hoti e cilësoi manifestimin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe u shpreh se ky është një fakt që shqiptarët në Zvicër janë ndër komunitetet më të organizuara.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close