Advertisements

NEOLIBERALIZMI GLOBAL TITANIKU I NJERËZIMIT

Shkroi: Lirim Gashi


Barazia është një iluzion i njerëzve fisnik, të drejtë dhe human, mirëpo asnjë sistem shoqëror botëror nuk e ka dëshmuar aftësinë politike dhe asnjë shoqëri aftësinë intelektuale e psikosociale dhe gadishmërinë solidare për ta realizuar në praktikë ashtu siç është e paraparë në teori.

Arsyja është shumë e thjeshtë: as natyra nuk e ka krijuar asnjë njeri me aftësi të njëjta psikofizike dhe atribute estetike, mirëpo kjo nuk do të thotë që politika nuk është në gjendje që të krijojë shansa të barabarta për të gjithë, përmes kompensimit të hendikepteve apo deficiteve individuale me përkrahje solidare. Kjo përkrahje solidare sigurohet në mënyra të ndryshme, mirëpo parakusht i funksionimit të saj është garantimi i respektimit të dinjitetit të çdo individi në masë të njëjtë nga Kushtetuta e shtetit.
Në shoqëritë kapitaliste anglo-saksone e drejta e individit për vetërealizim nuk garantohet përmes mbështetjes sociale dhe paktit solidar ndërmjet shoqërisë dhe shtetit gjë që e pamundëson ekzistimin e shansave të barabarta bazike për të gjithë. Në vend të kësaj potencohet në mënyrë eksplicite liria e individit për të zgjedhur se si do ta menaxhojë jetën pa ndërhyrjen e shtetit në çështjet e tij private, me arsyetimin se kjo ndërhyrje paraqet rrezik për cenimin e lirive dhe të drejtave individuale, thua që liria është kompensim i denjë për dinjitetin e shkelur nga mungesa e shansave të barabarta për qasje në arsim, kultur, shkencë, punësim dhe mirëqenie.
Në shtetet kapitaliste të rajonit gjuhësor gjerman dhe nëndegëve të saj gjuhësore siç janë Gjermania, Austria, Holanda, Zvicra, Belgjika, Luksemburgu, Lihtenshtajni e sidomos shtetet skandinave Danimarka, Suedia, Norvegjia e Finlanda, por edhe në shtetet kapitaliste të rajonit gjuhësor latin e sidomos në Francë pakti i solidaritetit ndërmjet shoqërisë dhe shtetit dhe anasjelltas është jo vetëm jashtëzakonisht i gjërë, shumëllojshëm dhe kreativ, por edhe i garantuar me ligj, andaj sistemi shoqëror kapitalist në këto shtete e mbanë mbishkrimin e demokracisë solidare dhe sociale.
Të gjitha arritjet solidare e sociale në këto shtete janë rezultat i doktrinës politike majtiste që i parapriu krijimit të demokracisë sociale që në terminologjinë politike botërore njihet me emrin Socialdemokracia.
Në anën tjetër doktrina neoliberale globaliste e cila në dy dekadat e fundit është transformuar në kazino kapitalizëm ka ndikuar thellë në reduktimin dhe shthurjen e paktit klasik solidar ndërmjet shoqërive dhe shteteve, ngaqë është ashpërsuar gara ndërmjet superfuqive ekonomike botërore për dominim në tregjet botërore përmes prodhimit dhe plasimit të produkteve kualitative me çmime lukrative.
Pasi që një gjë e tillë është e pamundur pa eksploatimin e fuqisë punëtore me paga të ulëta e mizore, shumë shtete të cilat njihen si shembuj të demokracisë së suksesshme solidare e sociale për shkak të konkurrencës së pamundur me Kinën, janë detyruar që të bëjnë reforma të dhimbshme ekonomike e sociale në kurrizin e klasës punëtore.
Këto reforma përveç që e kanë rritur pakënaqësinë e klasës punëtore me pozitën e saj sociale, ekonomike e kulturore dhe hendekun me klasën e pasur, e kanë vështirësuar edhe qasjen e saj në mirëqenien e përgjithshme ekonomike dhe sociale, ndërsa pakicës së pasur i kanë siguruar privilegje të paimagjinueshme dhe ingerenca më të mëdha se sa vetë shtetet në të cilat jetojnë.
Shthurja e strukturave politike e shoqërore që e kanë mundësuar funksionimin e suksesshëm të pakteve solidare ndërmjet shoqërive dhe shteteve me orientim politik socialdemokrat është disfata më e madhe e jo vetëm e doktrinës humane socialdemokrate në periudhën e pasluftës së dytë botërore në kuptimin politik dhe filozofik, por edhe e humanizmit njerëzor në përgjithësi
Gara e ashpërsuar për dominim në tregjet botërore përmes plasimit të produkteve kualitative me çmime të ulëta dhe njëkohësisht rënia e fuqisë blerëse të shumicës, e ka rritur presionin ndaj superfuqive ekonomike për ta rritur sasinë e prodhimit me qëllim të ruajtjes së nivelin e njëjtë të profitit , ndërsa ky rreth vicioz i djallit nuk mund të funksionojë pa eksploatimin mizor të klasës punëtore dhe resurseve natyrore.
Për ta realizuar këtë qëllim djallëzor familjet masone i kanë shpenzuar fondet speciale nga përfitimet astronomike prej krizave ekonomike dhe financiare që i kanë shkaktuar artificialisht përmes vjedhjes profesionale të depozitave të deponuesve të vegjël dhe mesëm duke i shndërruar berzat e njohura botërore në bastore apo kazino të zakonshme për vënien bast me paratë e tyre.
Një pjesë të përfitimeve e kanë shpenzuar për mbjelljen e mentalitetit konsumator te masat e gjëra dhe provokimin e garës masive ndërnjerëzore përmes sygjerimit të përditshëm medial që arritja e lumturisë dhe  prestigjit të dëshiruar shoqëror është e mundur vetëm përmes pasurimit material. Kjo menyrë e të menduarit dhe vepruarit njëkohësisht është shfrytëzuar për thyerjen morale të individëve për të cilët konsumi i mbinatyrshëm nuk paraqet kurrëfarë vlere në vetvete, përkundrazi bezdi dhe torturë shpirtërore, por edhe rrezikim të ekuilibrit njeri-shoqëri-natyrë me pasoja fatale për ekosistemin dhe qeniet e gjalla.
Advertisements
%d bloggers like this: