Advertisements
News and Magazine

NEWSWEEK: Bosnia një tjetër Ukrainë midis Europes të cilën po e krijon Rusia

Megjithëse Rusia ka humbur terren në Ballakan ajo po mundohet të mbajë atë çfarë ka mbetur për të mbajtur duke u mbështetur parasëgjithash në elementin serb prorus në këtë rajon,parasëgjithash në Serbi dhe Bosnie.
Kësaj të fundit dhe ndikimit rus aty i ka kushtuar një exclusive e përditshmja amerikane Newsweek nën titullin “ANOTHER UKRAINE? RUSSIA BACKS SEPARATIST POLITICIAN’S MILITARY BUILDUP IN BOSNIA AND HERZEGOVINA, RESEARCH SHOWS” në përkthim të lirë:
Një tjetër Ukrainë?Rusia mbështetë ndërtimin ushtarak të politikës separatiste në Bosnie dhe Hercegovinë,hulumtimet trgojnë.

Raporti zbuloi ,shkruan aty se Presidenti rus Vladimir Putin mbështeti separatistët serbë në mënyrë që të parandalonte qëllimin zyrtar të Sarajevës për t’u integruar në rrjedhat politike, shoqërore dhe ekonomike perëndimore.

“Ekspertët paralajmërojnë se një dinamikë e tillë mund të hapë skenarin ukrainas në zemër të Evropës,” Shkruan tutje.
Newsweek shkruan se po ndodhë gtumbullimi i forcave të armatosura në Republika Srpska dhe se policia lokale dhe forcat e tjera të sigurisë po marrin ndihmë ushtarake, të armatosur dhe taktike ruse, siç dëshmohet nga dokumentet në të cilat thuhet se gazeta amerikane kishte qasje.

Gjithashtu, thuhet se Moska mbështet formacionet nacionaliste paramilitare serbe në Bosnje dhe Herzegovinë, me vërejtjen se Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik shpesh e konsideron BiH si një shtet të dështuar, me falenderim të vazhdueshëm ndaj Rusisë për mbështetjen e saj.
“Rusia po punon për të formuar një shtet klientelist në BiH për të parandaluar synimet e saj për t’u bashkuar me NATO-n. Formacionet paramilitare ruse kanë organizuar tashmë një konflikt në Ukrainë me të njëjtin qëllim, “thotë ai.

Newsweek gjithashtu raporton deklaraten e ish Zëvendës Ndihmëssekretarin e Mbrojtjes të SH.B.A.-së, Michael Carpenter, përgjegjës për Rusinë, Ukrainën, Euroazinë dhe Ballkanin.
“Nëse Moska ndjen se po shtyhet në mur, do të mund të lëshojë një urdhër për Dodikun për të nisur një referendum mbi pavarësinë e Republika Srpska”, tha Karpenter.

Newsweek gjithashtu raporton se më shumë se 4.000 pushkë automatike arritën në njësinë serbe për dy vjet dhe se në shkurt Dodik vetë pranoi se qeveria bleu 2.500 pushkë për policinë lokale, por ekspertët pohojnë se kjo armë është e panevojshme për forcat policore që kanë rreth 5,000 njerëz./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close