Advertisements
News and Magazine

OEA: Jo, imponiomit të përfaqësimit gjinor

Imponimi i përfaqësimit gjinor ka qnë shqetësimi i Odes Ekonomike Amerikane e cila ka reaguar duke e quajtur ,shqetësim shtrirjen e paprecedentë të politikave të diversitetit në Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke imponuar kuota të përfaqësimit gjinor për të gjitha shoqëritë aksionare të regjistruara në Kosovë, zbatimi i të cilave duhet të ndodhë brenda një periudhe gjashtëmujore.

 

OEA nëpërmjet një komunikate ka vlerësuar këto përpjekje kështu:

“Megjithatë, fushëveprimi i këtyre amandamenteve jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, që parasheh një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë si bazë të rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, por është edhe një akt normativ i paprecedent në ndonjë nga shtetet demokratike moderne, e që rrjedhimisht do të dekurajonte investimet e huaja, të cilat janë tejet të nevojshme për Kosovën. Oda Amerikane nuk e përkrah një ndërhyrje të tillë në të gjitha shoqëritë aksionare, e rrjedhimisht u bën thirrje institucioneve të adresojnë këto shqetësime të ngritura nga kompanitë e sektorit privat dhe përfaqësuesit e tyre, dhe të konsiderojnë sektorin privat si pjesë kyçe të proceseve të konsultimit dhe dialogut gjatë hartimit dhe aprovimit të intervenimeve të tilla në të ardhmen. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me gjitha palët e interesit në hartim in e politikave që kanë për synim adresimin e pabarazive dhe hendekut gjinor në sektorin privat”, thuhet në komunikatë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close