Advertisements
News and Magazine

Pandeli Majko Ottawa:“Flitini fëmijëve gjuhën amëtare, të ..”

ATSH/- Flitini fëmijëve gjuhën amëtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”. Me këtë mesazh iu drejtua mësuesve dhe prindërve në shkollën shqipe të Ottawa-s, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Kanada.

Në këtë shkollë, që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frëngjishtes. Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësuesve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj. Gjatë takimit, Ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip.

Më pas, ministri Majko mori pjesë në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë. Të pranishëm ishin Ambasadori shqiptar Ermal Mucca dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali. Në ambientet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv.Kryetari i Bashkisë Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Ministrit.

Majko nga ana e tij tha se distanca dhe malli i bashkëkombësve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim.

“Duhet të ndjeheni shumë mirë për brezat e rinj, të cilët do të bëhen promovues të politikave të mira dhe ngritjes së kapaciteteve”, ishin fjalët e Ministrit.

Majko vlerësoi gjithashtu ekspozitën dedikuar grave, duke i cilësuar fotot si një homazh për sakrificat dhe arritjet e tyre përgjatë viteve. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close