Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Pas shumë orëve të humbura,arsimi në Kosovë edhe ditën e nesërme në “pushim”-grevë!

Sikur pak ka humbur nga orët e mësimit nxënësi ynë ,sepse kishim pesë ditë të humbura për shkak të motit të keq,dhe ditët që pasuan e u shkurtuan në orë mësimi të cilat vetëm të tilla nuk, ishin dhe u mbajten sa për sy e faqe siç u tekej drejtorëve të shkollave për shkak të festave të 7 e 8 marsit (E Mësuesit,dhe e Gruas),tani vjen edhe dita e hënë e javës në vijm dhe shpallet sërish grevë,e shpallur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe të Shkencës së Kosovës !

Greva e së hënës është vazhdimësi e veprimeve sindikale të SBASHK-ut kohën e fundit, për shkak të mos-realizimit të kërkesave nga qeveria, ka thënë kreu i sindikatës së arsimtarëve.
“Nesër pra i tërë sistemi arsimor i Kosovës do të jetë në grevë tërë ditore që fillon në orën 9 dhe përfundon në orën 12 ku do të jenë të punësuarit e të dy ndërrimeve në të njëjtën kohë në greve, poashtu edhe universiteti”
Nëse kërkesat nuk do të realizohen edhe pas grevës të së hënës, sipas vendimit të Kongresit të SBASHK-ut, greva do të përshkallëzohet në muajin prill, theksoi Jasharaj.

Dhe ja arsimi i shkollarëve të Kosovës në udhë pa krye.Çfare faji u kanë fëmijët të cilët as nuk janë në dijeni se çka humbin nga orët e pambajtura të mësimit, të tjerëve të cilët nuk do të duhej ta linin arsimin e vendit tonë të vinte në këtë gjendje,pamarrë parasysh se cilët janë ata?Po ku do ta gjeni diturinë ore ma pastaja?Po a nuk ishim në fund të pusit-Pisa-s?!Po e dimë edhe zotimin e kryeministrit Haradinaj që bëri sot se do të zgjidhë problemet e arsimit kosovar!!/Xh.Arifi.Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close