Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Pence: Strategjia për izolimin e Phenianit funksionon

ATSH-AFP/ – Strategjia e izolimit të Koresë së Veriut, e vendosur nga administrata Trump nëpërmjet sanksioneve ekonomike, po funksionon, theksoi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence një ditë pas shpalljes historike të një samiti mes presidentit amerikan dhe Kim Jong Un.

Në një komunikatë të mbajtur sot, Mike Pence ritheksoi se “fushata e presionit maksimal do të vazhdojë deri sa Koreja e Veriut të marrë masa konkrete, të përhershme dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund programit të saj bërthamor”.

Presidenti amerikan pranoi të enjten të marrë pjesë në një samit historik të propozuar nga lideri koreanoverior Kim Jong Un.

Samiti i paprecedentë do të zhvillohet në fund të majit në një vend që ende mbetet për t’u vendosur, për të arritur denuklearizimin e përhershëm, sipas Chung Eui Yong, këshilltari kombëtar koreanojugor për Sigurinë, që përcolli mesazhin e kryetarit koreanoverior, të cilin e takoi në fillim të javës./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close