Advertisements

Për Delawie, dita e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte zhgënjyese

/ATSH/.- Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, duke folur pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes,i bëri thirrje të gjithë deputetëve, që të kthehen në sallë të Kuvendit dhe të votojnë pro për marrëveshjen e shënimit të kufirit.

“Kjo praktikë nuk duhet të ndodhë në Kosovë e në asnjë shtet europian”, tha Delawie.

Ambasadori amerikan u shpreh se “dita e sotme ka qenë më të vërtet zhgënjim për mua. Një gjë e tillë nuk do të duhet të ndodhte në Kosovë dhe nuk duhet të ndodhë në një shtet europian, hedhja e gazit lotsjellës nuk është diçka evropiane”.

“Dëshiroj të them se kam respekt të jashtëzakonshëm për të gjithë ata deputetë, të cilët janë në seancën e sotme, duke përdorur mjete demokratike për ti përmbushur qëllimet e tyre”, nënvizoi Delawie.

Advertisements
%d bloggers like this: