Advertisements

Për qentë endacak dhe të “zotin” e tyre

Sa here e sa here është shkruar për qentë endacak dhe rrezikun që paraqesin ata,sot për njerëzit që kalojnë nëpër territorin e tyre e sidomos për fëmijët të cilët mëngjeseve të hershme trishtohen teksa kalojnë përskaj tufave që shkojnë pas një kudre!Por ja që askush e asnjë ,as kryetar e as komunë nuk mori e ndermori diçlka për ti larguar mga udha ata!

I riu nga Livoçi i cili punonte në një lavazh kerresh në Gjilan,ku unë kisha lënë kerrin për pastrim,në bisedë e sipër më rrëfeu për frikën të cilën ai e përjeton derisa përshkon udhën nga Livoçi e deri në qytet,pasiqë atij i duhet ta bëjë këtë udhë çdo ditë këmbë për të ardhur në punë!
-Tmerr ,thotë ai.Janë me dhjetra të cilët shkojnë tufa tufa dhe më beso më rrënqethet trupi kur kaloj andej pari,dhe ndodhë kur marrin turr,por largimi im me vreap më ka shpëtuar.Ju e dini se ata kur janë me kudër e sidomos në kohë dimëri janë ma të rrezikshëm,shton ai duke sjellë kryet nën habinë që shprehë ai se si nuk qan kryet askush për këtë dhe kush s’po iu del zot!

Këta qen,vijë në qytet nga katunet përreth.Në fakt jo se vijnë ata vet,porse i sjellin.I sjell dikush që është “human”,se don me largue si tepricë nga shpia e tij e i lëshon para shpive tona ,natën kur se sheh askush,nën arsyetimin e tij idiot se këtu ka ushqim e nuk cofin urie,qentë!
Por se këta qen janë tmerr dhe rrezik në të shumtën për fëmijët të cilët kur i shohin thjesht tmerrohen dhe ikin me vrap shpejt me sa fuqi që kanë.Këta pos rrezikut ,janë edhe bezdisës sepse gjurmojnë mbeturinat e lëna përpara dyerve për ti marrë traktori që largon mbeturinat dhe i shpërndajnë gjithandej.Hynë nëpër oborre dhe ndodhë që njerëzve ua marrin edhe këpucët.Natën lehin dhe nuk të lënë të flesh gjumë.Ditën kur ka diell flenë mu pranë mureve të oboreve tona,ndodhë edhe brenda oborrit.
Kjo “sagë” qenësh s’ka të mbaruar nëpër udhët e vendbanimeve tona ,dhe po zgjatë mu sikur ajo e serialeve turke!/Proinformacion.com/Xhelil Arifi

Advertisements
%d bloggers like this: