Advertisements
News and Magazine

Po, edhe studimi tregoi,buzëkuqet tërheqin më shumë

Sipas një studimi të bërë nga Univerziteti në Manchester e të cilin e përcjell tek lexuesit portali australian Whimn, buzët janë pjesa më tërheqëse e fytyrës femërore për mashkullin.
Në studimin që përfshin 50 burra, shkencëtarët treguan fotografi të grave të ndryshme, me dhe pa të kuq buzësh. Në 10 sekondat e para, meshkujt e fiksuan shikimin në karminin rozë mesatarisht për 6.7 sekonda, ndërsa të kuqt e buzëve fokusi i tyre mbeti në një mesatare prej 7.3 sekondash.

Kur gruaja kishte buzëkuq në buzë, meshkujt i kushtuan vëmendje vetëm mesatarisht 0.95 sekonda në sytë e tyre, ndërsa për flokët e saj edhe më pak – 0.85 sekonda.
Në atë, buzët sa ma të pëota që ishin tërheqnin vëmendjen e meshkujve më shumë.

Autori kryesor i studimit, Dr Jeff Beitty, thotë se studimi dëshmon se buzët janë një nga pjesët më të ndjeshme të trupit femëror dhe luajnë një rol kyç kur merret në konsideratë tërheqja seksuale mes njerëzve.
“Hulumtimi sugjeron se buzët e kuqe dhe atraktiviteti i perceptuar i grave janë ende të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme dhe Red Rose është faktori më i fuqishëm i tërheqjes që rrit ndjeshëm fiksimin vizual”, përfundoi Beitty.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close