Advertisements

Po pjestarët serb të Policisë së Kosovës të Komandës së Veriut pse nuk e kryen detyren për të ndaluar hyrjen e Gjuriqit në Kosovë?!

Policia “e Kosovës” në Mitrovicë veriore refuzoi zbatimin e urdhërit të PK për ndalim të Marko Đurić-it i cili sot hyri në veri të Kosovës pa leje të autoriteteve përkatëse të Kosovës! Ky refuzim paraqet brengë serioze për struktura të sigurisë në nivel vendi. Kjo demonstron një potencial jashtzakonisht brengosës mos-bindje dhe mundësi rrebelimi të njesiteve policore në veri të përbëra me shumicë apsolute nga serb kosovar.

Kësaj rradhe ishte vetëm një demonstrim mosbindje kushtimish thënë pasive meqë përveç mosdëgjueshmërisë nuk pati tjetër veprim.

Çfar mund të pritet nga këto njësi në një rast tjetër? Nga këto formacione policore të armatosura dhe të paisura me mjete përkatëse teknike, të organizuara në një strukturë vertikale komanduese me eprorë poashtu të përkatësisë etnike serb?

Çka tjetër pos një rrebelim AKTIV kundërshtues në çdo trajtë dhe me çdo mjet në vijë me një plan eventual më të gjirë të destabilizimit të Kosovës deri në rrezikim të tërsisë së saj.

Duke përcjellur raportimet e mediave për ngjarjen në fjalë shoh se çështja e mosdëgjueshërisë të njësiteve policore me veprim në veri të Kosovës menxi përmendet por pa asnjë analizë më të thellë!

Kurse kryetari i Sërbisë Vučić akcionin e PK e quan dhunë të “teroristëve të armatosur të veshur në uniforma të policisë…”!/Ragip Rugova

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: