Advertisements

Po ti zoti Rajoy, ç’pate me Kosovën e lirë?!!

Çka është e vërteta mua ,shkruesit të këtyre rreshtave më ka habitur qëndrimi negativ,herë herë edhe shumë posesiv i politikës aktuale spanjolle kundrejt shtetit të ri të Kosovës!
Ne edhe mund t’i kuptojmë frustrimet e Spanjës sa i përket problemeve të saja me vet rregullimin e saj shtetror,por asesi nuk e kuptojmë këtë qëndrim i cili herë herë të duket se është ma destruktiv se i bllokut serbo -sllav!!

Ku e ka problemin Rajoy,kryeministri spanjoll,kur siç njofton përditshmja spanjolle Pais Ai po mendonte të mos shkonte në takimin e BE-Ballkan, sepse ai nuk dëshiron të fotografohet veten me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Pse,apo ndoshta Thaçi do t’a përkujtonte liderin e zgjedhur me votat epopullit katalanas,pugdemont i cili po qëndron në exil i ndjekur nga shteti spanjoll,sepse edhe ai mu sikur Thaçi dikur po kërkon lirinë e popullit të vet!!

Nuk është kohë e largët kur spanjollët kishin një qeveri fashiste e cila mbante nën thunrra popujt liridashës si Baskët e Katalonasit dhe për fat të keq ,bijtë e Francos vazhdojnë represionin dhe mundohen me lloj lloj presioni ta shuajnë dëshirën për liri të popullit katalanas ,mu sikur kolegët e tyre serb bënin për ta shuar dëshirën për liri të popullit shqiptar në Kosovë.Doren në zemër ,represioni i shtetit spanjoll nuk krahasohet me atë të makinerisë ushtarake serbe mbi shqiptarët,megjithate çdo mbytje e dëshirës së popujve për liri është krim,dhe pikë.
Prandaj ju solidarizoheni me serbet sepse ju ngjanë dëshira për mbajtjen e popujve nën këmbë ,përderisa ne solidarizohemi me Katalanët sepse e kuptojmë shumë mirë dëshirën e tyre për liri.
Ju zoti Rajoy edhe mund të mos takoheni me presidentin e Kosovës por një gjë është e sigurtë ,ju nuk mund ta mbani të robëruar përgjithmonë një dëshirë për liri ./Xhelil Arifi.Proinformacion.com

Advertisements
%d bloggers like this: