Advertisements

Pranvera në Kosovë nis me ulje temperaturash, shi e borë

ATSH/.- Pranvera në Kosovë parashikohet të fillojë me ulje të temperaturave dhe reshje shiu e dëbore, bën të ditur Instituti Hidrometorologjik.

Sipas parashikimit të këtij instituti Kosova këtë javë mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot  me vranësira dhe fillimisht me reshje shiu të intensitetit mesatar deri intensive dhe në ditët në vijim parashikohen që reshjet të jenë në formë dëbore. Këto masa me origjinë polare, të cilat kanë përfshirë Europën perëndimore, dalëngadalë do të shtrihen edhe mbi Kosovë, duke krijuar kushte që fillimi i stinës së pranverës të jetë me reshje shiu dhe dëbore”, thekson Instituti Hidrometorologjik.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 2 gradë Celcius, kurse maksimalet e ditës 4-11 gradë.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare deri 8 metra në sekondë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close