Advertisements

Presheva nën zhurmën kërcënuese të avionëve luftarak të Serbisë

Mediat sot kanë njoftuar se aeroplan ushtarak të Ushtrisë së Serbisë kanë fluturuar mbi qiellin e Preshevës dhe se ata kanë shkelë edhe hapësirën deri në katunin Muqibabë në kufi.
Tani se a kanë shkelur hapësirën e Kosovës këta avion,mbetet të shihet për shkak se këtë hapësirë e kontrollon KFOR-i,porse një aktivitet të avionëve ushtarak mbi këtë hapësirë qiellore edhe në kufi ka pasur dhe e dëshmojnë edhe fotot dhe dëshmitarët,fluturime të cilat kanë zgjatur rreth njzet minuta.

KFOR nga ana e tij ka thënë se po mblidhen informata në lidhje me këtë dhe se shumë shpejtë do të dalin me njoftim për opinion.

Nga ana e saj edhe Ministria e mbrojtjes së Serbisë përmes zëdhënses Krivokapiq e ka konfirmuar se ka pasur një aktivitet të tillë ushtarak me arsyetimin se kinse këto fluturime ishin në kuadër të aktiviteteve të rregullta ushtarake.sipas saj “po bëhen përgatitje për stërvitje taktike me gjuajtje e “Sadejstvo 2018″ të planifikuar për të enjten, 29 mars.”
E tërë kjo të jet një rastësi e rregullt ushtarake?Nuk do mend se jo,kur të merren parasyshë tensionet nga dita e djeshme në Mitrovicë.Serbia po mundohet ti tregojë “muskujt” faktorit shqiptar./Proinformacion.com

Advertisements
%d bloggers like this: