Advertisements

Prishtinë,festë por edhe protestë e grave për të drejtat e tyre të shkelura

Edhe Prishtina,gratë kosovare kanë festuar por edhe protestuar sot në ditën e gruas 8 Marsi.Me moton “Marshojmë s’festojmë”, nën organizimin e Rrjetit të Gruas është organizuar protestë, në të cilën është kërkuar vendosja e barazisë së plotë gjinore dhe respektimi i të drejtave të grave.transmeton RTK Live.

Është raportuar për shkelje të shumëta të drejtave të grave në vendin e punës dhe gjetkë në të përditshmën e tyre ku iu shkilen të drejtat elementare.
Kryetarja e Rrjetit të Grave në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Shukrije Rexhepi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka shkelje të shumta që iu bëhen grave në vendin e punës, por që ankesat që u drejtohen atyre janë të pakta dhe në të shumtën e rasteve janë anonime.

Ajo thotë se grave që u shkelen të drejtat në vendin e punës hezitojnë të paraqesin ankesë, pasi siç thotë Rexhepi, ato frikësohen se mund të ndëshkohen dhe të përballen me pasoja.
Ligji i punës në Kosovë ka hyrë në fuqi tetë vjet më parë, por si i tillë nuk ka arritur të gjejë zbatim të duhur, në veçanti në sektorin privat./Pi

Advertisements
%d bloggers like this: