Advertisements

Prizreni një nga qytetet më të lashta shqiptare

Ishte 1913, viti kur konferenca e Londrës në ekstremin perëndimor të këtij qyteti vendosi kufirin ndarës mes dy pjesëve të një trungu, kombit të shqipeve.

“Në fakt që nga viti 1863, fotografë të shumtë kanë vizituar qytetin e Prizrenit duke e fotografuar. Disa nga ata janë Auguste Léon 1913, König 1934, Székely 1863. Emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin)”, thuhet në shënimi sqarues të fotove nga televizioni i Prizrentit, që ka si pronar dhe drejtohet nga z. Mifail Bytyqi.

Një njohje e shkurtër për qytetin e Prizrenit.

Prizreni, qytet i lashtë historik pranë Lumëbardhit, nën shpatet piktoreske të Sharrit, është njëri ndër qytetet më të vjetra dhe me një histori të gjatë dhe të pasur. Gjatë periudhës Romake qyteti quhej Theranda, ndërsa  gjatë  kohës  se Bizantit quhej Prizdrijana. Nëpër këto hapësira në të kaluarën kalonte magjistralja e vjetër dardane që lidhte Lezhën me Nishin. Kjo rrugë në mesjetë u quajt Via de Zenta, ndërsa në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare, me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe.

Në të kaluarën e vet dhe gjatë zhvillimit të ndritshëm historik, ashtu sikur tregojnë dhe shkruajnë njerëzit e inspiruar nga Prizreni, ky qytet përjetoi batica dhe zbatica.

Për Prizrenin zakonisht thuhet se është “Qytet muzeu” ose qytet i burimeve dhe i bukurive. Përndryshe , Prizreni është qyteti më i pasur kosovar me përmendore të kulturës. Nën mbrojtjen e shtetit janë më tepër se 65 përmendore të  patundshme dhe mbi 600 përmendore historike dhe kulturore të cilat janë të lëvizshme.

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: