Advertisements

Pse gratë shtatzëna i dëshirojnë kastravecat e thartë-të konservuar?

Ka një gjë që është e njohur sa i përket shatzënave dhe ushqimit të cilin e dëshirojnë ato.
Nuk është mit por e vërtetë se ato i dëshirojnë shumë kastravecat e thartë të konservuar-turshi si iu thotë populli.

Gjegjësisht, gratë që janë shtatëzënë natyrisht fillojnë të ndiejnë nevojën për ushqim që do t’i stimulojë ato.
Ekspertët gjermanë thonë se për këtë arsye është e logjikshme që ato i dëshirojnë kastravecat e tharrtë ose ushqime të tjera acidike, sepse ata, për shkak të sasisë së vitaminës C që përmbajnë, stimulojnë organizmin e lodhur. Kjo vitaminë ndihmon në absorbimin e hekurit dhe kalciumit, i cili stimulon rritjen e kockave dhe është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë.
Ekspertët besojnë se dëshira për disa ushqime është ndoshta mënyra me të cilën trupi thotë se ushqime të caktuara janë në fakt të mira për atë person.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: