Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Pushojnë reshjet e borës ,por Kosova vazhdon të jetë e bardhë

Në Prishtinë reshjet e dëborës të gjatë 4 ditëve, që nisën në ditën e ardhjes së pranverës, në 20 mars, sot kanë pushuar, por kryeqyteti dhe Kosova vazhdojnë të jenë bardha edhe në ditën e pestë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se në dy ditët e fundjavës do mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e dielë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta, minimalet nga -3 deri -1 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës 3-6 gradë.

 Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të vlerave mbi normalen.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare.

Javën  e ardhshme parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close