Advertisements

Qeveria shqiptare ka miratuar sot kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

/ATSH/- Qeveria ka miratuar sot kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Kontrata “Për Përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”,  e firmosur në shkurt mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë Gjoka sh.a. u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Me kontratën e firmosur më 5 Shkurt, Rruga e Arbrit do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare.

Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: