Advertisements

Ragip Ballata me dy vepra

Këto ditë dolën nga shtypi dy veprat autoriale shkencore, pedagogjike e historike:
1.) Mësuesit e Gjakovës misionarë në trevat shqiptare
(Brezi I dhe II, shek. XX).
2.) Themelet e arsimit shqip në Gjakovë
(1915-1918 dhe 1941-1954)
Për të cilat, recensentët: Akademik, Mehmet Halimi,
dhe prof. dr. Jusuf Buxhovi kanë dhënë këto vlerësime.
Fragment nga recensioni i Akademik, Mehmet Halimit:
… Ky mjeshtër i pendës, me këtë vepër solli një frymë të re, një pasurim e freskim në fushën e studimit e të trajtimit biografik të mësuesve misionarë, por edhe të trajtimit të arsimit tonë kombëtar. Ai solli gjerësi e thellësi në vështrimin fondamental të kësaj fushe, nga njëra anë, por njëkohësisht solli risi inovative edhe në metodën e hulumtimit e të ndriçimit, duke thelluar thelbësisht njohuritë për rrugën jetësore, shkollimin dhe veprimtarinë, jo vetëm të mësuesve të Gjakovës, në veçanti, por duke thelluar njohuritë edhe për rrugën zhvillimore të arsimit shqip, jo vetëm në qytetin e Gjakovës me rrethinë, por edhe në Kosovë e në Shqipëri.
Fragment nga recensioni i prof. dr. Jusuf Buxhovit:


… Në qendër të librit, autori vendos me mjeshtri vitet e rëndësishme, ngjarjet dhe rrjedhat jetësore të të dy brezave të parë të mësuesve të Gjakovës dhe misionin e lartë patriotik që iu ngarkohet. Përmbajtja e të dy librave nuk është vetëm e karakterit monografik, e përvojës thjesht arsimore e pedagogjike e mësuesve të Gjakovës në përhapjen e arsimit shqip në trevat shqiptare. Është më tepër se kaq, është një përmbushje e një detyre morale ndaj këtyre dy brezave mësuesish, të cilët vepruan gjatë periudhave më vendimtare në jetësimin e arsimit të organizuar dhe shkollës shqipe, jo vetëm në Gjakovë.
Fragment nga shkrimi “Ju jetoni në ne …” i prof. Besim Këpuskës, në Gjakovapress, dhjetor 2017:
Pata fatin ti kem në duar këto dy vepra në dorëshkrim të autorit Ragip Ballata. Pas leximit të dytë (herën e parë si korrektor) – ndjeva vërtet kënaqësinë e leximit. Morali i lartë dhe ideali i mësuesve misionarë më nxitën t’i shkruaj dy fjalë: Fillimisht do ta pranoj se shumë gjëra s’i kisha dëgjuar dhe ditur. Nuk na falen neve, mësueseve të gjuhës, që s’i kemi zënë në gojë sa duhet këta mësues të nderuar, thuajse kemi qenë të fjetur. Ardhmëria jonë varet nga puna e mësuesve dhe e arsimit … Ndaj o qeveritarë, ju përulem si qytetarë, si intelektual, mendoni më shumë për krijuesit dhe arsimin nga i cili kemi dalë të gjithë. Thirrini arsyes e motivojeni punën e mësuesit e të pedagogut …

( e përgatiti Fahri Xharra )

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close