Advertisements
News and Magazine

Rumania bllokohet nga reshjet e dendura të borës

ATSH-AFP/ – Mësimi u ndërpre në shumë shkolla dhe 60 linja hekurudhore u anuluan në juglindje të Rumanisë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, njoftuan autoritetet.

Kushtet meteorologjike, të pazakonta për këtë periudhë të vitit në Rumani, kanë bllokuar trafikun ajror duke shkaktuar vonesa dhe anulimin e 12 fluturimeve në aeroportin e Bukureshtit.

“Porti i Midia-s në Detin e Zi u mbyll për shkak të erërave të forta”, theksoi Qendra e Informacionit për Transportin e policisë rumune në një komunikatë.

“Mësimi u ndërpre në Bukuresht, ku trashësia e dëborës arriti në 30 centimetra, si dhe në dy rajone të tjera të vendit”, theksoi Ministria e Arsimit.

Rreth 40 shkolla në rajone të tjera të prekura nga moti i keq janë mbyllur gjithashtu.

“Temperaturat janë ulur deri në -4 gradë Celsius në juglindje të vendit, por era që ka arritur deri në 65 kilometra në orë ka rritur ndjesinë e të ftohtit”, sipas Administratës kombëtare të Meteorologjisë./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close