Advertisements

Rusia voton presidentin ,cirkus politik…

 Rusët votojnë sot për një presidenciale që pritet të kurorëzojë triumfin e Vladimir Putin, opozita vijon të denoncojë rastet e mashtrimeve për të legjitimuar një proces zgjedhor pa të papritura.

Sipas të gjitha sondazheve të mëparshme, pritet që, për të katërtën herë, Vladimir Putin do të fitojë. Presidenti rus i kërkoi shtetasve rusë të dalin të dielën në zgjedhjet presidenciale dhe theksoi se votimi do të formësonte të ardhmen e vendit.

– Gjithsej tetë kandidatë po marrin pjesë në garë për president. Përveç Putinit, ata janë udhëheqësi i partisë ultranacionaliste Liberale Demokratike të Rusisë, Vladimir Zhirinovsky, politikani pro-Kremlin, Sergei Baburin, lideri i Partisë Liberale Jabloko Grigoriy Javlinsky, kandidat i partisë pak të njohur joparlamentare të Rusisë Maksim Surajkin dhe biznesmeni Boris Titov, gazetarja Ksenija Sobchak dhe kandidati i Partisë Komuniste të Rusisë Pavel Grudinjin.
– Kundërshtari më serioz i Kremlinit, aktivist dhe bloger Alexei Navalny, nuk merr pjesë në zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mohoi atij të drejtën për të kandiduar. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që të bojkotojnë zgjedhjet.

Shumë analistë kanë vënë në dukje tashmë se shtatë kundërshtarët e Putinit kanë vetëm mundësi të kufizuara, në të cilat ata as që ofrojnë një program serioz, prandaj ata vlerësohen si “cirk”.

Në të njëjtën kohë, Kremlini po përpiqet të portretizojë fushatën si të gjallë dhe aktive, me qëllim që të aktivizojë votuesit, ndërkohë që vetë Putin nuk mori pjesë në debatet parazgjedhore “duke u mbajtur në distancë”.

Gjatë asaj kohe, shtatë të tjerët ishin duke argumentuar, fyer, duke gjuajtur syze ….

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: