Advertisements
News and Magazine

Serbia i ndërton monument Millosheviqit në Beograd dhe shkon pa viza në Europë,e Kosova në Geto pret Gjykaten Speciale për çlirimtarët e vet

Politika serbe e sotme vetëm pakëz i është përshtatur rrethanave të gjeopolitikës perendimore për shkak të potencialit të madh ushtarak dhe ekonomik që ka.Se përndryshe nuk ka ndonjë dallim nga ajo millosheviqiane.
Këtë politikë sot e udhëheqin po të njejtit të cilët janë “fëmijë” të po atij regjimi dhe të po asaj shkolle hegjemoniste.Kjo politikë sillet sipas nevojave të momentit,dhe pret atë më të volitshmin për ta shfaqur fytyren e vërtetë.

Sapo ndjehet e forcuar nga shpina,ajo e konsideron Rusinë mbështetëse të saj reale ,fillon të nxjerrë arsenalin e paskrrupullt politk e gllabrues kunderejt fqinjëve të vet.
Kjo nuk fillon duke u nisur me tankse menjëhere drejtë qëllimit,por fillon me rehabilitimin e atyre që ua dhanë shkollën dhe udhen drejt Naçertanies,udhërrëfimit për ti nënshtruar popujt përreth dhe për t’ua gllabruar atyre territoret.
Kjo fillon kështu:Aktivistët e Shoqatës së Qytetarëve “Sloboda” dhe aktivistët e rinj të SPS-së paraqitën një iniciativë në Asamblenë e Qytetit për të ndërtuar një monument për Sllobodan Millosheviqin në Beograd.Këta aktivist rinor janë ata të partisë së Daçiqit,e ai është vet pinjolli i Millosheviqit!

Ata gjithashtu kërkojnë që sipas ish-liderit tJugosllavisë dhe Serbisë të thirret një rrugë dhe sheshi në kryeqytet të emërohet sipas tij shkruan “Vecernje novosti”.
Sipas gazetës, iniciativa iu dorëzua autoriteteve të qytetit sot në mesditë, dhe iniciativa u dërgua gjithashtu në Presidencën e Serbisë.

Iniciatorët besojnë se Millosheviçi është një nga burrështetasit më të mëdhenj të Serbisë moderne, e cila nuk lejonte që askush të poshtërojë popullin serb, kishte vendosur një sistem shumëpartiake, dhe se kishte mbrojtur vendin nga NATO dhe se kishjin një detyrim moral që si qytetarë të Serbisë ti dilnin hakut në këtë mënyrë,pra ta nderonin.

E rastësishme nuk është asgjë këtu.Në vendin që pretendon Unionin Europian,dhe i cili veçse është shpërblyer përnjë kinse politikë demokratike dhe gjyqsi ,rehabilitohen kryekriminelët.Kriminelët të cilët i ka burgosë po kjo drejtësi të cilën e proklamon Bashkimi Europian!Diçka nuk shkon këtu.Ose loja është e tillë ,sepse Serbia ka kredit Rusinë ose neve po shohim andrra zgjuar,dhe nuk po e dijmë lojen ose nuk po mujmë me ba lojen tonë.
Mos harroni çlirimtarëve te ne iu është bërë Gjyqi Special,e pala tjeter gjenocidale lëre se mori lirimin nga vizat por edhe është nga kandidatët ma të sfërt për hyrje në BE!!/Xhelil Arifi /Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close