Advertisements

Serbia na e risolli neo-osmanizmin!

Nga Fahri Xharra


Parathënie për shkrimin Serbia na e risolli neoosmanizmin!
( shkruan Demush Zefi, Prishtinë )

Prijësit fetarë të devijuar dhe mohues
Mësimet që po u serohen si tabu të rinjve shqiptar, nuk mund të jenë përparimtare në këtë kohë, as në të ardhmen. Këta që infiltrohen në shkatërrimin e një entiteti shqiptar nuk e meritojnë të jenë në mesin e qytetarëve me figura te mëdha kombëtare botërore. Vendi i tyre duhet të jenë viset ku tradhtohet nderi e kultura, martesat e gjakut. Këta dikush duhet t’i shkruaj në listën e njerëzve që luftojnë kundër vendit apo kombit shqiptar.
E vërteta nuk tretet, mbetet dëshmi për të dëshiruar. Edhe pas 500 viteve dhune masakër e gjenocid njerëzor mbi shqiptarët, nuk arriti si perandori t’i shfarosë nga kjo tokë e bekuar dhe nuk arriti që t’i asimilojë në fe e komb. Por sot, në të tëra trojet shqiptare, një pjesë e vogël e prijësve fetarë po mundohen që ta destabilizojnë kombin dhe të infektojnë me historinë hordhishore identitetin e tyre.
Z. Fahri Xharra shkruan për një fenomen të këtillë. Vlerësoni se si privojnë nga kultura shqiptarët, detyrojnë me dërsin e tyre t’i bindin. I mësojnë dhe përgatitin për xhihad dhe shkuarjen e tyre në luftra kanibaliste njerëzore. I urdhërojnë gjeneratat e reja që të mundohen që të mos e pranojnë kombin dhe vijën e bardhë të tij. Megjithatë mbetet që shqiptarët të mos orientohen nga këta prijës fetarë pa dallim cilit besim i takojnë. Nuk duhet të orientohemi në inate, apo mohime, por të nxitim të rinjtë për ta ruajtur historinë, traditën kulturore fetare e kombëtare.
Mësimet që po u serviren si tabu të rinjve shqiptarë nuk mund të jenë përparimtare në këtë kohë, as në të ardhmen. Këta që infiltrohen në shkatërrimin e një entiteti shqiptar nuk e meritojnë të jenë në mesin e qytetarëve me figura te mëdha kombëtare e botërore. Vendi i tyre duhet të jenë viset ku tradhtohet nderi e kultura, martesat e gjakut.
( shkruan Demush Zefi, Prishtinë )
Serbia na e risolli neoosmanizmin!
Të jemi të qartë në mendime dhe në përfundime në të menduarit tonë. Sikur të shikojmë pak historikun e zhvillimeve së relacioneve në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por sikur të logjikojmë jo vetëm ndershëm, por edhe me dashuri ndaj kombit, atëherë do ta kishim më të pastër vizionin tonë ndaj vetvetes, ndaj armiqve të vetvetes dhe ndaj miqve që përditë e më shumë po na zvogëlohen
Dikush mund të pyesë: po pse Serbia këtu? Shumë qartë dhe shumë e thjeshtë për t’u kuptuar.
Ta dimë së pari qëllimin e saj e pastaj të bisedojmë; ata me shekuj luftojnë që të zaptojnë tokat tona.
(Konferencat ndërkombëtare që na e ndanë kombin nuk ishte aftësia e Serbisë, por mosaftësia jonë; sepse ne nuk e njihnim dellin tonë kombëtar. Paramendoni, aq ishim të stërholluar në gjen, sa pas 500 vjetësh nuk e njihnim as flamurin tonë. E turpshme është ta them këtë, por Austro-Hungaria na e rikujtoi që flamuri i Skënderbeut është i yni, Ismail Qemali e ngriti në Vlorë).
Serbia pastaj i provoi të gjitha mënyrat për të na mbajtur të turbullt në mendje. Qëllimi, toka jonë.
Metodat ishin nga më të ndryshmet. Ne në Kosovë i dimë të gjitha periudhat e shtypjes së shpirtit tonë; aksioni i armëve, koha Rankoviçit, shpërnguljet me dhunë dhe me dëshirë në Turqi, diferencimet politike në kohën e Azem Vllasit, burgosjet në Goli Otok dhe në burgjet tjera famëkeqe të ish-Jugosllavisë. Prapë shqiptari mbeti shqiptar, i pathyeshëm dhe i etshëm për shkëputje përfundimtare nga ky “dreq i zi” që na erdhi kojshi.
Ne e fituam lirinë, e fituam pavarësinë: Kosova shtet!
“Është krim të trazosh lumturinë e budallait” e ka thënë dikur Faik Konica (Albania, 9 janar 1902 f. 24 G Faik Domenik Konica ); por ja që me shkrimet e mia po dua ta bëj mu këtë duke i trazuar “lumturinë“ e të mashtruarve në pikëpamjet kombëtare.
“Arma” shumë mirë e studiuar dhe e analizuar e që sipas tyre mund ta lodhin shqiptarin ishte osmanizmi. Dhe ia qëlluan! Si është e mundur që nga një grup shumë i vogël të përgatiturish specialë për shpërlaje truri, të përhapet aq shumë urrejtja ndaj vetvetes dhe të futet në zemrat e shumicës mu dëshira e dhe planet e serbëve. Nuk e pyesim veten asnjëherë se çka jemi duke bërë për atdheun.
Kur një i “deleguar” serb na e shan heroin, luftën shekullore, historinë , të ardhmen dhe na e përgatit grackën historike, si mundemi e të mos jemi të vetëdijëshëm se çka po ndodhë me ne.
Ja një shembull; po flitet dhe është e vërtetë që ishim deri tek molla e kuqe; serbët as që figuronin në defterët e kohës. Erdhi turku dhe i vërshoi ato toka, po shqiptarin si e gjeti? E otomanizoi për 400 vjet dhe në tërheqje nga ato anë, e mori me veti. Tokat kujt i mbetën? Fajet Evropa, fajet Kongresi i Berlinit, fajet Konferenca e Londrës! E vërtetë. Por…
Por të rikthehemi vetëm disa vjet pas, dhe të analizojmë ndihmën euro-amerikane kundër zhbërjes së kombit ( 1999 ); çka ndodhi me ne, pastaj? E filluam antiamerikanizmin me të madhe, bile ju kujtohen rastet rasti kur edhe ia vramë ushtarët në Aeroportin e Frankfurtit. A nuk është kjo çmendi kombëtare?
Serbët në këtë rast dhe në raste të tilla vetëm se i fërkojnë duart dhe duke i “falënderuar “ argatët e tyre tek ne që na e mbushën mendjen për një riotomanizim vetëvrasës. Kush po e mbron Evropën nga e keqja që i kanoset? Ne me sjelljet tona po ia trashim ato që serbi i thotë kundër nesh në qarqet e larta diplomatike dhe në betejën e saj agresive mediatike kundër nesh.
Të vetëdijesohemi nuk është keq, se jemi disa minuta para ditës së re; askush nuk po na e ndalon fenë, por po këshillojnë që mos t’i shërbejmë serbit me otomanizmin tonë.
Të vetëdijesohemi se budallikinë e sotme nuk na e falin brezat e rinj, nëse do të jenë në këto toka.

Advertisements
%d bloggers like this: