Advertisements

Shefat e diplomacive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Sarajevë

Ministrat e punëve të jashtme të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Sarajevë-Shqipëria,Kosova,Bosnia.Mali i Zi,Maqedonia,dhe Serbia.
Temë kryesore e takimit joformal do të jetë Strategjia e Zgjerimit të BE për Ballkanin Perëndimor.
Takimi, i organizuar nga Ministri i Jashtëm i BiH Igor Crnadak, gjithashtu do të diskutojë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit, më 9 dhe 10 korrik në Londër.

Takimi në Sarajevë është takimi i dytë i shefave të punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor në 1 muaj.
Ata morën pjesë në një takim me ministrat e jashtëm të BE më 15 dhe 16 shkurt në Sofje, dhe fokusi ishte gjithashtu në zgjerimin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe strategjinë e re të Komisionit Evropian.

Advertisements
%d bloggers like this: