Advertisements

Shkencëtarët izraelitë:Kemi krijuar pika revolucionare për sy të cilat do ti kurojnë plotësisht problemet e shikimit tek njerëzit!

Shikimi është i pazavendësueshëm në jetën tonë,dhe një element me të cilin ne “lundrojmë” nëpër hapësirë dhe përjetojmë botën në imazhin real.
Njerëzit që nuk e kan atë ose e kanë të dëmtuar janë të handikepuar.Dhe mu për ta kemi një lajm të mirë.Të pakten kështu thonë shkenctarët nga Universiteti Bar Ilan për nanoteknologji në Tel Aviv -Israel të cilët besojnë se kanë krijuar pika të cilat munden të riparojnë dëmin e kornesë dhe të përmirësojnë përgjithmonë shikimin tek njerëzit.

Shkencëtarët izraelitë thonë se është një zbulim revolucionar që do të ndihmojë të gjithë ata që kanë probleme me syrin.
Një ekip shkencëtarësh, kryesuar nga Dr. David Smadja, testuan produktin e tyre të ri në kafshët shtëpiake të cilat kishin të dëmtuar kornean.
“Ne testuam produktin në derra me kornea të dëmtuar dhe u dëshmua se ishte krejtësisht efektive sepse të gjitha simptomat e sëmundjes së syrit që ishin testuar trk kafshët u shëruan”, tha Dr. Smadja.

Produkti i ri revolucionar i shkencëtarëve izraelitë ende nuk është testuar në njerëz, ndersa ekipi i shkencëtarëve që qendron pas këtij produkti pohon se testimi i parë i hershëm do të fillojë në fund të këtij viti.
“Ne besojmë se produkti i ri do të kurojë plotësisht problemet e shikimit tek njerëzit dhe se nuk do të ketë nevojë për syza dioptrike në të ardhmen”, tha Smadja.
Shkencëtarët besojnë se pikat revolucionare të syve do të trajtojnë në mënyrë të barabartë problemin e shikimit të shkurtër dhe largpamësisë, si dhe probleme të tjera të shikimit.
Ky produkt revolucionar gjithashtu do t’u mundësojë njerëzve që të lirohen nga lentet e kontaktit dhe t’u japin atyre një vështrim krejtësisht të ri në botë.

Duke gjykuar nga publikimi i revistës Jerusalem Post, pacientët do të kenë një aplikacion për smartfonët e tyre që do të masë dëmin ndaj syve të tyre, gjë që do t’i ndihmojë ata të dinë se sa pika të syve duhet të përdorin.
“Ne kemi testuar tashmë këtë parim në derra dhe është provuar të jetë shumë efektiv, pasi të gjitha derrat që iu nënshtruan testit nuk kanë më probleme shikimi pas përdorimit të pikave”, thanë shkencëtarët.

Ajo që nuk dihet ende është se sa një përdorues mesatar do të duhet të përdorë pika nano për të zgjidhur plotësisht problemet e shikimit.
“Për momentin duhet të presim dhe të shohim se si do të kalojnë testet e para në njerëz, por ekipi që qëndron pas këtij produkti është shumë optimist”, tha Dr Smadja

Advertisements
%d bloggers like this: