Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Shumë vonë Albin, shumë vonë të ra ndërmend

Fahri Xharra

Ishin ca e ca vite më herët kur kombi kishte nevojë për një fjalë të ëmbël shqipe, ishin jo më pak se disa vite kur na u vërsul Turqia me argatët e vet , kur ndërtoheshin me dhjeta e dhjeta xhami , kur lindi ISISi , kur filloi shamia të vërshojë shqiptarinë , kur mësimi fetar lypej të futej në shkolla ,kur shahej që nga flamuri kombëtar e deri tek Çajupi, kur mjekrat e zeza e errësuan pamjen e shqiptarit , kur atentatet antiameikane nga shqiptarët kishin ndodhur , kur e frikësonim Zonjen Albtight që të mos vjen në Kosovë, kur Ambasadores së Amerikës ia premë hovin e saj për një Kosovë si duhet ,kur … kur.. oh sa shumë janë gabimet tuaja , sa herë duhej një fjalë e fortë nga ti , Albin Kurti

Në shtyp lexova : “Kurti, në ditën kur ndodhi formimi i Grupit të ri parlamentar, i quajtur ‘Grupi i Deputetëve të Pavarur’ nga 12 deputetët e larguar nga VV, gjeti kohë, t’i kushtojë shkrime disa prej figurave të rilindësve shqiptarë.

Paske shkruar për Konicën : “143 vjet më parë lindi një prej mendjeve më të mprehta shqiptare, Faik Konica, rilindasi, diplomati, botuesi, kritiku, polemisti, i cili la gjurmë të forta në kulturën e në historinë moderne të shqiptarëve.”
Të paska mbetur merak që Konica : Ai ka qenë kritik i madh i injorancës në politikë, dhe shkruante se: “shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori dhe kapadaillëk”. A nuk jemi përballur edhe ne me kapadainj të tillë, ende sot? Megjithatë ai nuk e përbuzte kulturën e popullit të vet, por e adhuronte atë, e shkruante: “Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin”, apo “Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe e brishtë”. « Ai, i cili sot mbahet si idhull i atyre që nuk e durojnë më vendin e kombin e vet shkruante: “Ah malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur…”. Dhe shkruante për flamurin: “Flamuri përmbledh gjithë kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar, që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja”.

Paske shkruar edhe për Nolin:” Njeri i kulturës, i shkencës, i artit, i politikës e i fesë, Noli ishte një polimath i vërtetë, edhe këtu në vijim të traditës së rilindasit erudit, Samiut. Në ShBA, i gjendur përballë mohimit të Kishës Ortodokse Greke për të varrosur një patriot ortodoks shqiptar, ai themeloi Kishën Ortodokse Shqiptare në ShBA, dhe vazhdoi aktivizmin deri sa ia bëri një dhuratë madhështore historisë së shqiptarëve, pra deri sa u themelua Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Si klerik ai u shqua nga vlerat e bashkëpunimit dhe miqësisë mes feve – e dy nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin Bajram Curri me prejardhje myslimane e Luigj Gurakuqi me prejardhje katolike. “
Sa kishte qenë e nevojshme t`i shkruajshe këto rreshta disa vjet më herët! Sikur t`i shkruaje aso kohe sot do takishe Kosovën ndër duar tua.

Vonë je o Albin Kurti , se populli dhe shokët tu e kuptuan që ti noton , për ty s`ka as det as Dri që nuk di me i notue , por vonë shumë vonë je.

Para sa viteve, mu në ato vite kur edhe adhuruesit tu më kërcënonin edhe me jetë të pata shkruar publikisht « Qëllimi i mirë duhet me i zgjedhë edhe mjetet, përndryshe vihet në dyshim edhe qëllimi! Përndryshe qytetarët e humbin besimin dhe nuk japin mbështetje nganjëherë edhe për qëllime të mira sepse nuk i pëlqejnë njerëzit, mënyrat apo mjetet që përdoren për të arritur ato qëllime. Asnjë “qëllim i mirë” nëse nuk e ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve, vështirë se mund të realizohet, madje as me “të gjitha mjetet, duke përjashtuar veç luftën”!
Të pata shkruar : Albin mos na zhgënje! por tani po e tepron !
Me qëndrimin tënd e ke hutuar popullin . Nuk po dihet se me kë je? Kush është pas teje? Çdo potez i yti atë po e forcon e ty po të rrjepë nga epitetet e “Si njeri, si humanist, si demokrat, si politikan, si atdhetar dhe si patriot i devotshëm i çështjes kombëtare shqiptare”.
« Albin , nuk kemi nevojë për rebelim, na sjell punë !Albin ,ndërroje mendjen !
Analisti i sigurisë, Naim Maloku, ka thënë se është i pashpjegueshëm pozicioni i Lëvizjes Vetëvendosje për të mos përkrahur miratimin e Ligjit për parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u përfshirë në konflikte të armatosura.? Sipas tij, VV po e fsheh arsyen e vërtetë pse s’po kundërshton shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat sektare në Irak e Siri. (21 Dhjetor 2014)”- të kujtohet Albin ?
Lis Bukuroca për Albin Kurtin: » Zbukurimi i Prishtinës për krishtlindje, cirk… Sikur Kosova të mos kishte asnjë shqiptar katolik, mund të kuptohej reagimi i salafistit të ri Albin Kurti, por meqenëse ka, atëherë si salafisti europian, është dashur të heshtë së paku, jo të futet në kampin e Kalifatit të Al Bagdadit.
« Përkundrazi, në emër të “bashkimit kombëtar” folklorik, nënçmuan simbolet e shtetit të Kosovës, gjë që në disa pika (të mohimit të shtetit të Kosovës dhe të mohimit të simboleve të tij) ishin në të njëjtat valë me Beogradin! Të tillë, tash kanë “rastin e mirë” që të garojnë me “Zajednicën” dhe simbolet e saj në dëm të shtetit të Kosovës! ( shkruante Jusuf Buxhovi)
« Albin, a je ti?! Asnjë imam, hoxhë, politikan fetar, qytetar, askush me kaq afsh nuk u ka dalë në mbrojtje 40 shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm, si Albin Kurti sot! Deri sot, të vetmin lider që e kam parë si shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi ka qenë Albin Kurti me shokët e tij. Prej sotit, i vetmi politikan, që e shoh të pa mend dhe pa të ardhme në politikë është Albin Kurti (shkruante Kimete Berisha )”
Të dalësh në mbrojtje të xhihadit si ideologji, me prepotencë e mendjemadhësi, si Albin Kurti, të bëhesh avokat e psikoanalist i xhihadistëve si me spontanitet, e në të njejtën kohë të paraqitesh ‘francez’, se kishe ti nuk po e kupton rrezikun që vjen nga bindjet, ideologjia dhe qëllimet e xhihadistëve, vërtetë është për t ‘u ‘mbytur n’legen’!
“”Ata e urrejnë Policinë e Kosovës, sepse imamët u kanë thënë, imamët radikal i kanë bindur se Policia e Kosovës është ‘illuminati’, sepse logoja e saj e ka në krye të kresë heksagramin, apo yllin me gjashtë rrema, yllin e Davidit, që simbolizon kulturën dhe religjionin hebre, që si simbol përveç hebrenjëve e përdorin edhe masonët si dhe okultistët e shtrigat. E kanë analizuar mirë logon e Policisë së Kosovës, dhe kanë ardh në përfundim, se pjesa e logos ku është i vendosur ‘ylli i Davidit’, është në formë syri, ‘illuminati’. “
Albin , mbeç me shëndet dhe udha e mbarë në rrugëtimin tënd por lere Kosovën rehat .

Me shëndet nga

Fahri Xharra, 16.03.18
Gjakovë

 

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close