Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Situata në kaskadën e Drinit po përmirësohet, KESH: Sonte mbyllen portat

ATSH/ – Korporata Elektroenergjitike Shqiptare informon se situata hidroenergjetike në kaskadën e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale në orën 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek. Sipas KESH sonte në orën 23:00 do reduktohen më tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit. “Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qëllim dhënien e kontributit të saj në lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit të emergjencave civile të qarkut të Shkodrës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi të mundshme që sonte në orën 23:00 të reduktojë më tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie”- thuhet në njoftimin e KESH.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close