Advertisements

Skandali “Facebook”,bastiset selia e “Cambridge Analytica”

ATSH-AFP/ – Një bastisje është duke u zhvilluar sot në mbrëmje në zyrat londineze të kompanisë, Cambridge Analytica, e akuzuar se ka vjedhur të dhënat e një milion përdoruesve të “Facebook” pa miratimin e tyre.

Agjentët e “Information Commissionner’s Office” (ICO), rregullatori britanik i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave, gjenden në selinë britanike të kompanisë, që ndodhet në qendër të Londrës.

Ky autoritet i pavarur, i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave personale, kishte marrë pak më herët një mandat bastisjeje të dhënë nga Gjykata e Lartë e Londrës.

ICO-ja e justifikoi këtë masë për të hetuar serverat e “Cambridge Analytica” dhe të kryejë një verifikim të të dhënave.

Regullatori njoftoi se i kishte kërkuar më 7 mars Cambridge Analytica që të ketë akses në këto dosje, por duke mos marrë asnjë përgjigje brenda afatit të vendosur, bëri kërkesë për një mandat nga gjykata.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: