Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

SORRY MISTER BUKOWSKI, POR E KE HUQUR GJENIALISHT CAKUN

Shkroi :Lirim Gashi


Ta sundosh mendjen e një femre êshtë ves i një intelektuali, gjithë të tjerët kënaqen me trupin e saj.”
~Charles Bukowski~

Fjalët sundim dhe pushtim s’kanë çka kërkojnë në fjalorin e marrdhënieve ndërnjerëzore e sidomos jo në fjalorin e mardhënieve emocionale dhe intime, andaj zotëri Bukowski me gjithë respektin që e kam për ty, këto fjali ta kanë kaluar pragun e buzëve pas disa gotave “”Vodka Gorbatschow des vodkas reine Seele”. Me siguri më tepër ke qenë i ndërsyer nga afshi intelektual, pushtues dhe egoist se sa nga nevoja e natyrshme për shkëmbim të mjaltes së shkrirë me gjininë e kundërt.

E analizova me vëmendje të posaçme radhitjen e shkronjave dhe fjalëve. E analizova edhe anën filozofike dhe letrare. E analizova edhe anën emocionale dhe epshore. E analizova edhe saktësinë e mendimit. Pas gjithë kësaj analize 10 sekondëshe erdha në përfundim se ti zotëri i nderuar Bukowski nuk ishe shenjëtar apo shigjetar i mirë.

Sikur Kazanova të kishte jetuar në kohën tënde dhe ti kishte marrë afër zemrës këshillat tuaja zotëri Bukowski, do ti ishin tharë organet gjenitale nga uria epshore, ndërsa Romeos do ti kishte plasur zemra nga vetmia.

Sikur të kishe jetuar në kohën e rrjeteve sociale i nderuar zotëri Bukowski, intelekti nuk do të kishte bërë aspak punë dhe do të ishte tkurrur në brekët tuaja së bashku me organin gjenital si ameba në dimër, për që kishe arritur me pushtu intelektualisht edhe një femër të vetme me xhepa të zbrazur.

Andaj zotëri Bukowski mos e merr personalisht nëse ta them troç mendimin, ngaqë ti edhe kështu i vdekur më kupton më mirë se sa të vdekurit për së gjalli.

Ti mbete në kujtesën kolektive edhe përmes huqjes gjeniale të cakut, ndërsa unë do të mbes në kujtesën kolektive përmes konstatimit të saktë dhe gjenital se ti e huqe gjenialisht cakun.

Ky konstatim do të ndikojë që unë të mos e huqi asnjë cak që premton shkëmbim të shfrenuar të mjaltes së shkrirë me gjininë e kundërt, ndërsa pushtimin intelektual të gjinisë së kundërt po e lë në mëshirën e miqëve dhe ithtarëve tuaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close