Advertisements

Sot në Bruksel,takimi Thaçi-Vuçiq

Sot në Bruksel do të duhej të takoheshin presidentët e Kosovës dhe Serbisë,Thaçi dhe Vuçiq,ku dy liderët do të shqyrtonin gjendjen e mardhënive në mes të dy vendeve,zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe shkëmbimin e pikëpamjeve për fazën e re të dialogut për një normalizim të plotë të marrëdhënieve. Takimi i Brukselit organizohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogerini.


Në një thirrje për presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Mogerini theksoi se më 23 mars do të diskutohet “faza e dialogut në lidhje me normalizimin gjithëpërfshirës”, si dhe “shqyrtimi i punës në vazhdim për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese”./Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: