Advertisements

Sovraniteti i Kosovës,provokimet e Serbisë dhe involvimi rus

Çfarë po tenton të arrijë qeveria e Serbisë dhe politika serbe në përgjithësi me provokimet e fundit që po bënë kundrejt Kosovës dhe shtetsisë së saj?Ajo politikë,në fakt pak a shumë është e njohur dhe mund të themi edhe perfide në realizimin e qëllimeve expansioniste kundër vendeve fqinje ,siç ka ndodhur në Bosnie dhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë.
Në Kroaci i ka dështuar projekti,falë forcës kroate dhe ndihmës gjermane,në Mal të zi po ashtu ,dhe ku i ka i ka ngelur është edhe Kosova për ta provuar zgjerimin ,i cili po ndodhë tashmë dy shekuj.

Karta e vetme e Vuçiqit dhe nacionalistëve serb është Rusia dhe deri diku Turqia.Mos ta elaborojmë pse Turqia se kjo është temë më vete ,por Rusia është aduti i vetëm dhe i fundit,pasiqë opcionet tjera të cilat i kishte përdorur më heret nëpër histori për të ndarë trojet shqiptare nuk i vlenin në kohë moderne.Sepse foren e Serbisë se ata ishin mbrojtësit e kultures europiane (megjithëse deri diku ia ka arritë) nuk po e përfillin ma politikat e shteteve serioze në Perëndim.
Ai i thirrri në ndihmë dhe këshillë siç shprehet ai ,Putinit pas ngjarjeve të fundit me Gjuriqin në Mitrovicë.Çka mund të kuptohet edhe si dëshirë e tij për të involvuar Rusinë në tërë këtë,ose si thirrje dëshpruese nga pamundësia për të vepruar siç dëshiron ai!
Por nuk është kjo kaq e thjeshtë,sepse e tërë kjo mund të ndikojë në komplikimin e tërë situatës.
Associated press shkruan:
“Përfshirja e Rusisë në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës mund të komplikojë përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe për të penguar qëllimet e shpallura të të dy vendeve për anëtarësim”, shkruan kjo agjenci në tekstin në lidhje me një bisede telefonike të Vuçiqit me Putinin. Beogradi dhe Prishtina, vëren agjencia, duhet të normalizojnë marrëdhëniet e tyre në mënyrë që të ti bashkohen Bashkimit Europian.
Duke shtuar se “Megjithëse Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, kohët e fundit ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta politike dhe ushtarake me Rusinë”.
Megjithëse në fillim nuk ishte njoftuar se çfarë i kishte ofruar dhe premtuar Putini ,Vuçiqit,megjithatë në prononcimet e ma vonshme ,Vuçiqi ishte shprehur se sipas tij,nga biseda me presidentin rus ai kishte kuptuar se “Serbia mund të llogaris në ndihmën më të madhe dhe më domethënëse nga Federata Ruse”.

Agjensia amerikane AP,tërheq vërejtjen më tej se duke pasë parasysh se ushtarët e NATO-s janë stacionuar në Kosovë që nga viti 1999,çdo angazhim ushtarak i Serbisë në Kosovë do të shkaktonte krizë të madhe me Perëndimin,posaqërisht nëse ky angazhim mbështetet në mënyrë indirekte nga Rusia.AP rikujton se Rusia mbështet pretendimet e Serbisë kunder Kosovës,si dhe mundohet të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan,SHBA -të dhe shumica e vendeve perendimore mbështesin pavarësinë e Kosovës.
Prandaj në këso rrethana mbështetja e plotë dhe e fuqishme e vendeve perendimore në krye me SHBA,si dhe politika unike e faktorit shqiptar mbarëkombëtar kundrejt këtyre kërcënimeve është e domosdoshme për të nxjerrë më të mirën në interes të Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: