Advertisements

Sqarim për media nga Zyra e Kuvendit të Kosovës ,në lidhje me takimin e Xhavit Halitit me deputeten Aida Dërguti

Gjatë ditës së djeshme kishte një takim në mes të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Halitit dhe deputetes Aida Dërguti,për të cilin kishin njoftuar mediat.
Për këtë shkak edhe Zyra për media e Kuvendit të Kosovës e ka pa të udhës të lëshojë një njoftim për media.

“Kuvendi i Kosovës dëshiron të njoftojë se gjatë ditës së djeshme, nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, në orën 8:50 janë paraqitur për të aplikuar për vizë në TLScontact center (Qendra për Aplikim të vizave për Britani të Madhe), e cila gjenden në Hotel ‘Sirius’, ku edhe është bërë fotografia, gjatë kohës kur të dy nënkryetarët kanë qenë duke pritur për të aplikuar për vizë”, thuhet në sqarim.

Nënkryetarët Haliti dhe Dërguti janë anëtarë të përhershëm të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Në kuadër të komisioneve të APKIE-së, është edhe takimi i Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur, cili do të mbahet në Londër më 26 mars. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti”.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: