Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Stoltenberg për “Welt”: Nato duhet të bëjë më shumë,Rusia po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe më agresive

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka tërhequr vërejtjen se Rusia po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe se mu për këtë aleanca peerëndimor -NATO duhet të bëjë më shumë .Në intervistën për gazetën gjermane Welt („Russland wird immer unberechenbarer und immer aggressiver“) ai tha se aleanca ushtarake perëndimore duhet të përmirësojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe gatishmërinë për veprim, duke pasur parasysh, siç tha ai, “veprimet më agresive dhe të paparashikueshme të Rusisë”.

Stoltemberg tha se pret që kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e tjerë të NATO-s të miratojnë një qasje të tillë në një samit të ardhshëm këtë verë, duke pasur parasysh rrezikun që Rusia mund të vërë theks më shumë në armët bërthamore doktrinën e tyre, ushtrimet dhe aftësitë e reja ushtarake.
“Unë mendoj se kancelarja Merkel dhe kolegët e saj do të përballen me vendime të reja në samitin e NATO-s në Bruksel në korrik. Duhet të jemi vigjilentë dhe të vendosur”.

Udhëheqësi i NATO-s akuzoi javën e kaluar Rusinë se po përpiqet të destabilizojë Perëndimin me armë të reja bërthamore, sulme kibernetike dhe veprime sekrete, duke përfshirë helmimin e një agjenti të dyfishtë rus dhe të bijës së tij në qytetin britanik Solsbury.
“Ne gjithmonë mund të bëjmë më shumë, dhe tani duhet të mendojmë për të. Ngjarja në Solsberi ndjek një model që është vërejtur prej vitesh, Rusia po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe agresive”, tha Stoltenberg në intervistë.
Duke shtuar se NATO është gjithmonë e gatshme të përgjigjet kur dikush nga aleatët sulmohet ushtarakisht.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close