Advertisements

“Studi Albanesi” – Mbi “Origjinën e Kanuninit të Lek Dukagjinit” me autor Giuseppe Castelletti

Hasan Aliaj

Duke shfletuar revistën “Studi Albanesi” vëllimi III-IV te vitit 1933-1934 hasim studimin serioz e dinjitos mbi “Origjinen e Kanuninit të Lek Dukagjinit” me autor Giuseppe Castelletti. Ky studim përmban tre pjesë, por ne do të ndalemi tek pjesa e tretë me titull “Gjurmë të ligjeve gjermane në të drejtat zakonore të Kanunit Dukagjinit” .
Po ndajmë me ju shkurtimisht disa pjesë të këtij studimi:
Është folur për krijimin e Djjielmnisë ekzistuese në Mirditë dhe gjithashtu në vënde të tjera të Veriut të Shqipërisë; të përbërë nga të rinjtë më të mirë të çdo dere. Si një truprojë e bashkuar ata qendrojnë rreth Kapidanit, si në kohë paqe dhe në kohë lufte. Për këtë krijim (Komitet) na flet dhe Tacito në kap. 13 dhe 14 në librin per “Gjermanin”, i cili nenkupton Djielmniën …
Ai, na flet për institutin porotë, i cili nuk është gjë tjetër veçse një riprodhim i sakramenteve gjermane (sipas autorit), si një procedurë e ngjashme me atë të betimit solemn me porotë, të cilët ishin dymbëdhjetë, e ngjashme me projekt-kodifikimin e së drejtës zakonore shqiptare dymbëdhjetë. Karakteristika themelore e këtij instituti ishte në betimin privat dhe që e sjell atë, akoma më afër një aspekti më intim të të drejtave gjermane; Ne e dimë se kjo është me të vërtetë një veçori e të drejtave gjermane që janë të vetmet që paraqesin një rregullore të tillë të provës, e cila në të drejtën romake i është besuar akuzuesit. “Onus probandi incuber e qui asserit”. Jam i bindur se kjo trashëgimi në karakterin themelor të betimit nuk mund të lihet mënjanë…
Kështu duke pasur parasysh këto fakte, si dhe të dhëna historike e konsiderata llogjike, ne mund të pranojmë faktin se pushtimet Gotike që ndodhën nga shekulli i 4-të në shekullin e 6-të në Shqipëri, përveç popujve të tjerë gjermanikë (norman për shembull) të cilët mund të kishin vepruar në përputhje me karakteristikat e lartpërmendura, duke ndikuar me teper me njohuritë e tyre ligjore mbi zakonet e malit shqiptar, të përcaktuara qartë tek ligji gjerman…
Do të ishte shumë e guximshme për mua të jap një përgjigje pozitive, por unë besoj se duke u bazuar nga faktet e mësipërme mund të pranohet të paktën si një hipotezë e mbështetur nga shumë elementë të favorshëm.
Mendojë se përgjigja e vërtetë do te jepet jo vetëm me anë të studimeve serioze, por dhe atëherë kurrë historia dhe arkeologjia, ta kenë trajtuar më tepër problemin e emigrimit të popujve gjermanë në Shqipëri…
Po nga autori Giuseppe Castelletti me shumë interes është shkrimi mbi varezat e ushtarëve Italian në Vlorë. Në këtë shkrim të bukur nostalgjik mbi të rënët italian ne Shqiperi, por dhe shume romantik ne paraqitjen e qytetit te vlores, kodrave me ullinj, detit të kaltër, ishullit të Sazanit, gadishullit Karaburun, natyrës së bukur, lagunes … të cilat shikohen qartë në foto, kostatojme më së miri se autori ka qënë një mik i vërtetë i popullit shqiptarë./Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: