Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Studiuesit:Ky produkt natyral ul hypertensionin

ATSH/ – Sipas një studimi të ri, është një produkt natyral që mund të ndihmojë në uljen e hipertensionit. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti Manitoba në Kanada kanë kryer një studim për të përcaktuar ushqimet që lidhen me hipertensionin. Studimi është prezantuar së fundmi tek konferenca e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Shkencëtarët kanë monitoruar minjtë me nivele të larta të tensionit të gjakut dhe probleme me zemrën. Ata i ushqyen minjtë me lloje të ndryshme bishtajoresh, si fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe qiqrat, për një periudhë të caktuar kohe. Pasi analizuan rezultatet, ata zbuluan se konsumimi i bishtajoreve ndihmoi në përmirësimin e qarkullimit të gjakut tek këmbët e minjve që vuanin nga sëmundja arteriale periferike, që tkurr arteriet në gjymtyrë.

Ata më pas zbuluan se thjerrëzat, sidomos ndihmuan në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe përmirësuan qarkullimin e gjakut. “Këto rezultate janë të jashtëzakonshme, duke qenë se sigurojnë një mënyrë jo-farmakologjike për të trajtuar sëmundjet e lidhura me çrregullimin e qarkullimit të gjakut”, deklaroi drejtuesi i studimit, dr. Peter Zahradka.

Thjerrëzat sigurojnë fibra, antioksidues, folate dhe magnez, të gjitha këto lëndë ushqyese që lidhen me shëndetin e mirë të zemrës. Këto veti ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë trupin./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close